Shqipëria në karantinë, policia tregon automjetet që lejohen të qarkullojnë

331
Sigal

Njoftim nga Policia e Shtetit

Nisur nga pyetjet e shumta drejtuar Policisë së Shtetit nëpërmjet adresave zyrtare të vëna në dispozicion të qytetarëve, sqarojmë se:

Lejohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave, produkteve ushqimore dhe fruta-perime, nga tregjet e shumicës për të furnizuar marketet dhe minimarketet, por NUK lejohet shitja në minimarket, marketet e çdo dyqan me pakicë e shumicë, në oraret kufizuese të publikuara.

Për të gjithë ata që kanë një emergjencë shëndetësore, duhet të njoftojnë 112 dhe 129 duke dhënë arsyen e lëvizjes dhe itinerarin, targën e automjetet dhe të personit që do shkojë në spital për ndihmë mjekësore.