Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Do jepni llogari për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

619
Sigal

Kontitucionalisti Sokol Hazizaj replikon me nënkryetaren e parlamentit Vasilika Hysi: Mos u bëni cinike! Keni miratuar emra që nuk kanë dhënë një herë në jetën tuaj një vendim. Mos bëni ironi me ne, kjo nuk është çështje fryme, por kapje e pushtetit.

Do jepni llogari për kapjen e Gjykatës Kushtetuese!

Konstitucionalisti Sokola Hazizaj replikoi me nënkryetaren e Parlamentit Vasilika Hysi, e cila deklaroi se shqiptarët janë të lumtur, që do ngrihet Gjykata Kushtetuese. Konstitucionalisti Sokol Hazizaj e garantoi deputeten socialiste Vasilika Hysi, se në një të ardhme ata do të  japin llogari për veprimtarinë e tyre dhe e gjithë kjo që kanë krijuar do iu bjerë përsipër. Teksa citon shprehjen e deputetes Hysi, se “qytetarët janë të lumtur që do ngrihet Gjykata Kushtetuese”, konstitucionalisti Sokol Hazizaj i ka kërkuar deputetes, të mos bëhet cinike, sepse nuk është e tillë.

Replika, Hazizaj me Hysin

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Kandidatët e miratuar nuk kanë dhënë një herë në jetën e tyre një vendim. Sensi është për të shkuar drejtë gjykatave të karrierës.

Kandidatët e miratuar nuk kanë dhënë një herë në jetën e tyre një vendim. Sensi është për të shkuar drejt gjykatave të karrierës. Çështja është se, pa krijuar gjykatat e karrierës, për shkak të ligjit, pa respektuar ligjin kushtetues. Por kjo nuk është çështje fryme, por kapje e pushtetit. Ju pa dashjen tuaj po e kapni pushtetin

Çështja është se pa krijuar gjykatat e karrierës, për shkak të ligjit, pa respektuar ligjin kushtetues. Unë jam dakord me ju që presidenti nuk do të gabojë që të mos pranojë betimin e tyre sepse do të ndikojë negativisht. Por kjo nuk është çështje fryme, por kapje e pushtetit. Ju pa dashjen tuaj po e kapni pushtetin. Nuk e di për cilën arsye, por kjo do të kthehet në pësim për shkak të veprimtarisë suaj.

Të jeni të bindur që një ditë, jo se do jepni llogari, por e gjithë kjo që keni krijuar do iu bjerë përsipër dhe nëpërmjet këtij ligji do goditeni ju. Do thoni ju, ne e bëjmë ligjin edhe për të goditur veten, në kuptimin human. Mënyra se si po godisni ju pushtetin, pa konsideruar asnjë lloj sensibiliteti brenda së drejtës.

Ju nuk mendoni për hallet e njerëzve, sepse hallet e tyre zgjidhen në gjykatë dhe ne nuk kemi gjykatë. Unë këtë e kam bindje. Pse thoni ju, që qytetarët janë të lumtur që do ngrihet Gjykata Kushtetuese, po ironi po përdor me ne? Kjo është ironi, cinizëm. Ironi do bësh me ne. Ti nuk e ke natyrën për të tillë.