Xhelal Mziu: Gjendje e jashtëzakonshme ligjore dhe joligjore!

472
Sigal

Nga Xhelal Mziu

Qëllimi i vetëm i RamaVirusit është krijimi i mitit diktatorial nëpērmjet presionit policor, gjobëvenies, kërcënimit dhe ushtrisë!
Pra vendi është nē gjëndje të jashtëzakonshme por jo me ligj, por praktikisht për ta shfrytëzuar, në privilegje personale e korruptive, si tendëra, presione politike, presione administrative e mediatike, sepse gjëndja e jashtëzakonshme me ligj i krijon kosto financiare ligjore shtesë, subvencione, dēmshpërblime, kompensime, çdëmtime, siguracione, zbatim i kodit të punës, i ligjit të procedurave tatimore dhe atij të gjendjes së jashtèzakonshmeme, etj!
Pra, qëllimi kryesor i këtij terrori nuk është ruajtja e shëndetit nga COVID 19, por vjedhja e korrupsioni, nuk është ardhja në ndihmë e familjeve në nevoj, të papunëve, të biznesit, të prespektivës për të mos e dërguar ekonominë e brishtë shqipëtare në recension të thellë ekonomik, por propaganda boshe dhe shfrytëzimi i kësaj situate, për të bërë diferencën e theksuar midis pasurimit të tyre e oligarkëve, dhe varfërimit ekstrem të shumicës së popullsisë së vendit!