Shqipëria është vendi i shqiponjave, demokracia do të triumfojë në 25 prill

276
Sigal

Presidenti Ilir Meta nga Vlora: Do të jem në Vlorë deri më 26 prill, sepse Vlora është e kërcënuar nga një “tërmet” si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave. Ka një skenar mafioz, me tentativa te fëlliqura e të poshtra, por që do marrin përgjigjen e merituar. Humbjen e zgjedhjeve e ka pranuar Edi Rama, që në shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit. Ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Mbrojtja e Atdheut është detyrë mbi detyrat dhe ky sllogan nuk vjetërohet kurrë. Kurrë më nuk do lejoj rikthimin në diktaturë. Çdo gjë mund të bëhet kurban në Shqipëri, por kurrë demokracia

Mbrëmë Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i ftuar në një intervistë “One Tv” në Vlorë dhe deklaroi se ka të dhëna, që në Vlorë të zbatohen skenarë të :tërmetit” si në Dibër të vjedhjes së votës, skenar i udhëhequr nga Damian Gjiknuri. Presidenti Meta tha se nuk do të lejojë që vota më 25 prill të preket nga grupet kriminale, prandaj dot ë qëndrojë në Vlorë deri në 25 prill. Presidenti Meta tha se pas 25 prillit, do të ndryshopjë edhe Kushtetua dhe legjislacioni, në mënyrë të tillë, që çdo zyrtar t’i nënshtrohet testit për shëndetin mendor, për përdorimin e drogës. Presidenti Meta deklaroi se për të mbrojtur Shqipërinë, edhe fëmijët e tij, mund të sakrifikohen, sikurse u sakrifikuan fëmijët e Adem Jasharit! Mbrojtja e Atdheut është detyrë mbi detyrat dhe ky sllogan nuk vjetërohet kurrë. Çdo gjë mund të bëhet kurban në Shqipëri, por kurrë demokracia. Shqipëria është vendi i shqiponjave, demokracia do të triumfojë në 25 prill.

Në Vlorë, ka skenarë të vjedhjes së votës, sikurse në Dibër!

Presidenti Meta: Do të jem në Vlorë deri më 26 prill, sepse Vlora është e kërcënuar nga një “termet” si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, që nuk do të tolerohet kurrë.

Skenari i Dibrës nuk është hipotetik, por i faktuar.

E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili, se sipas të dhënave që kam, këtu në Vlorë po përgatitet i njëjti skenar, që nuk do të tolerohet kurrë. Ky grup kriminal i prekjes së votës drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora është qendra e gravitetit të ndjenjave kombëtare. Këtu nuk do ndodhë asnjë skenar si ai i Dibrës.

Mandatet e Vlorës nuk do t’i shkojnë krimit të organizuar dhe as mafies së inceneratorëve.

Ju më pyesni pse Luan Rama takon qytetarë me kapuçë në kokë në Vlorë, sepse, nëse do të jetë e vërtetë ky lajm, besoj edhe Luani do të ishte me kapuç.

Jam këtu për t’ju garantuar se Vlora nuk i toleron tradhëtarët dhe jam këtu, që të mos toleroj prekjen e votës nga askush.

Opozita t’u dalë për zot votuesve, mos merret me të shiturit!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ia ka bërë thirrje opozitës që t’i dalë për zot votuesve të saj dhe të mos merret me opozitarë të shitur. Kreu i Shtetit Ilir Meta foli për një plan mafioz për siguroi se komisionerët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blejë askush ndërsa theksoi se ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra, që sipas tij do marrin përgjigjen e merituar.

Presidenti Meta: Çdo votë e Partisë Socialiste t’i numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike t’i numërohet asaj. Opozita t’i dali për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur. Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionarët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do takoj personalisht çdo komisioner. Ka një skenar mafioz, me tentativa te fëlliqura e te poshtra por qe do marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohe te merrem me çimka dhe çimkat e çimkave.

Të rinjtë dhe të rejat e Vlorës do të votojnë kandidatët më të mirë

Nëse kandidatë të caktuar të LSI në Vlorë nuk denoncojnë korrupsionin, ndëshkojini.

Nëse kandidatë të caktuar të LSI tentojnë të blejnë votat, ndëshkojini.

As Monika nuk ka fuqi të shesë LSI-në, sepse ajo parti është themeluar për rininë, për të ardhmen e vendit.

Nëse kandidatët e LSI-së, nuk denoncojnë vjedhjen e votave, dhe nëse bashkëpunojnë me Damianin, mos i votoni.

Por të rinjtë dhe të rejat e Vlorës do të votojnë kandidatët më të mirë.

 

Pas 25 prillit,Kushtetuta ndryshon: Test zyrtarit për shëndetin mendor e drogën

Presidenti Meta i bëri thirrje live nga studio Damian Gjiknurit: Eja live ballafaqohemi para vlonjatëve.

E pashë nga nga jashtë spitalin psiqiatrik të Vlorës, shpresoj që mos ta ketë kartelën mjekësore.

Meqë i referohet Ymer Bazes si portal për të vërtetën, ai e ka nxjerr kartelën e tij.

Pas 25 prillit, do ndryshojë Kushtetuta dhe legjislacioni për sa i takon testit të shëndetit mendor, alkoolit dhe perdorimit të drogës nga drejtuesit e lartë të shtetit.

 

President Meta: Sakrifikoj edhe fëmijët e mi për Shqipërinë!

Ka dy institucione qe nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës

Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë.

 

Çdo gjë mund të bëhet kurban në Shqipëri, por kurrë demokracia

Bëj thirrje patriotike, sepse e para jam patriot dhe sepse e dyta jam nga Skrapari.

Humbjen e zgjedhjeve e ka pranuar Edi Rama, që në shkeljen e  marrëveshjes  së 5 qershorit.

Kjo histori ka mbaruar, populli do votojë në 25 prill për të ardhmen e vetë, për rininë dhe integrimit dhe nuk do ta shes kurrë votën e tij.

U bëj thirrje vlonjatëve të dalin masivisht në votime.

Mbrojtja e Atdheut është detyrë mbi detyrat dhe ky sllogan nuk vjetërohet kurrë. Çdo gjë mund të bëhet kurban në Shqipëri, por kurrë demokracia. Shqipëria është vendi i shqiponjave, demokracia do të triumfojë në 25 prill.