Kryemadhi: Shikoj një tjetër ritëm energjie, shumë socialistë po i bashkohen LSI-së

200
Sigal

Gjatë 4-ditëve të fundit, po e shikoj gjithë Tiranën, sepse edhe 104 e ditë kanë ngelur nga kjo situatë. Ajo që po vëmë re është se ritmi i energjisë së njerëzve nuk ka të bëjë vetëm me faktin se do votojmë kundër rilindjes. Njerëzit duan të votojnë ndryshimin, ata duhen takuar biseduar me ta. Shumë nga e majta po vijnë drejt LSI-së, e gjejnë veten. Në fakt për hirë të së vërtetës, tranzicioni ka krijuar idenë se figurat publike sjellin vota, jo, nuk është e vërtetë. Ndryshimin e bëjnë njerëzit, qytetarët. Figurat publike kanë qenë kosto për qytetarët, për të rinjtë. Edi Rama ka qenë figurë publike, u bë edhe ndërkombëtare sepse lyeji fasadat e pallateve, por ama kur hyje nga pas te shkallët shikoje se si ishin muret e rrënuar.
Unë e shikoj në takimet me njerëzit se gjëja më e rëndësishme që kanë sot qytetarët, duan kontaktin, takimin personal me ta. Sot jemi në një kafe me njëri-tjetrin e duam të japim edhe një mesazh politik për shumë qytertarë. Në këtu jemi 10 veta, por nga mbrapa kemi një zinxhirë shumë të gjatë. Pas këtij takimi do të shkojmë në një familje socialiste, që në 2001 kanë votuar për PS-në e Monikën. Sot nuk e kanë votuar Monikën kur ishte me LSI-në. Erdhëm pas shumë vitesh te LSI-ja. Ne duhet të kuptojmë që një strukturë politike nuk ekziston nga emrat, por nga të rinjtë e qytetarët që duan të bëjnë ndryshimin.
Nëse një parti kthehet në shërbim të pasurimit 4-5 vetave kushdo qoftë kjo, e majtë apo e djathtë, janë qytetarët ata që të ndëshkojnë. Jam e bindur që LSI i ka pasur këto 4 vite të vështira, nuk i kanë pasur figurat publike të LSI. Klajdës duhet ti jemi mirënjohës që ka punuar për 4 vite me një njeri që e ka urryer integrimin evropian. Unë nuk e besoja kur me thoshte se ky nuk e do integrimin, ky do të marrë projektet dhe paratë por nuk do që të fusë Shqipërinë në BE. Projekteve u donte vetëm paratë, sepse të dixhitalizonte apo të integronte Shqipërinë, shtetin, strukturat, ai e urrente BE.
Të dyja kishim të drejtë edhe unë edhe Klajda, e shikoja në një këndvështrim të një shkollimit të Universitetit të Tiranës të Shkencave të Natyrës, Klajda e shikonte si e diplomuar në Angli për Integrim Europian e kishte bërë masterin në Bruksel, etj. Në fund të ditës kemi një qellim, që të jetojmë, plakemi në Shqipëri. E ke shumë të bukur atë Greisin, kam konflikt interesi sepse i janë zverdhur flokët, por duhej të ishte ashtu brun. Ne duam që të ju garantojmë atyre jo vetëm çerdhen, kopshtin e arsimin parashkollor, por edhe pse jo të kenë Universitete dhe pasi të mbarojnë universitetet të jenë konkurrues për vendet e punës. Unë e di që problemet janë pa fund në Shqipëri, që nga drita, uji, taksat, mungesa e shërbimit, janë një listë shumë e gjatë dhe do të duhej një shtypshkronjë e tërë për ti shkruar. Ajo që unë mendoj se është më e rëndësishme është që ne të mësojmë klasën politike shqiptare të vlerësojmë ata që punojnë për qytetarët dhe të ndëshkojmë ata që abuzojnë dhe janë arrogantë. Jam e bindur që 25 prilli do të jetë vaksina e duhur për shqiptarët. Ne nuk duhet të merremi personalisht me Ramën, sepse ai është viktimë e halicunacioneve të tij, por ska pse të marri viktimë edhe të gjithë shqiptarët sipas skemës së tij.