Shqipëria e bllokuar nga bora. Ja zonat ku nuk mund të shkoni

459
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi për mediat dhënë informacione për gjendjen e akseve nga veri në jug, në orët e vona të ditës së djeshme, bën me dije gjendjen e rrugëve të cilat kanë sasi të madhe dëbore, ndërsa përsërit apelin ndaj drejtueseve të mjeteve të respektojnë udhëzimet përkatëse.

‘Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi behët me zinxhir. Tepelenë-Kakavijë kanë filluar reshjet e shiut, qarkullimi është i mundur pa zinxhir, por duhet të bëhet me kujdes.

Në Pukë Fushë Arëz Qafë Mali, Hani i Hotit Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben- Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir.

Segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, i qarkullueshëm me zinxhir. Aksi Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir.

Segmenti Kukës Krumë, Krumë Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir.

Në 280 shkolla në zonat ku ka reshje dëbore, është ndërprerë mësimi. Gjithashtu, në shumë shkolla të tjera të ciklit parauniversitar, nxënësit nuk mund të zhvillojnë mësim, për shkak se shkollat nuk kanë ngrohje, sepse nuk janë marrë me kohë masat.