Spahiu: Halleve të biznesit i shtohet dhe mos rimbursimi i TVSH, Rilindja e ka çuar me “sukses”

264
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se halleve të biznesit i shtohet edhe mos rimbursimi i TVSH, që sipas tij Rilindja e ka çuar me “sukses” në 95 milion euro kur historikisht ka qënë nën 10 milion euro. Ai thotë se rimbursimi i TVSH duhet të jetë me ligj dhe qeveria duhet t’u detyrohet atyre për çdo vonesë.

Postimi i plotë

Nuk mjaftojnë taksa e tatime të larta, nuk mjafton as represioni dhe gjobat ndaj biznesit, nuk mjafton konkurueshmëria e pandershme e as klima e rëndë e të bërit biznes. Halleve të biznesit i shtohet dhe mos rimbursimi i TVSH që Rilindja e ka çuar me “sukses” në 95 milion euro kur historikisht ka qënë nën 10 milion euro.

Të mos rimbursosh TVSH do të thotë ti mbash paratë e veta bizneseve, do të thotë shtim i panevojshëm i kostove për ta, pa përmendur sjelljen korruptive të tatimorëve, ku bizneseve ju kërkohet edhe më shumë se 20% e shumës.

Të bërit biznes në Shqipëri është në ditët më të vështira. Lehtësimi fiskal, ndryshimi i klimës së të bërit biznes, konkurueshmëria e ndershme, marrëdhënia miqsore me biznesin si kontributori kryesor i të ardhurave janë domosdoshmëri të ndryshimit që po vjen në zgjedhjet e ardhëshme.

Rimbursimi i TVSH duhet të jetë me ligj dhe ashtu siç bizneset penalizohen në rast mospagese të tatimeve dhe qeveria duhet t’ju detyrohet atyre për çdo vonesë. Ky quhet reciprocitet!