Kryebashkiaku Veliaj: Zgjidhni administratorin e pallatit dhe aplikoni për ‘Fondin e Komunitetit’ për mirëmbajtjen e banesave

546
Sigal

22 familje në rrugën “A. Z. Çajupi” në Njësinë 5 jetonin prej vitesh në një pallat të amortizuar. Por, falë “Fondit të komuniteteve”, një projekt i nismuar nga Bashkia e Tiranës, dhe bashkëpunimit mes komunitetit e administratorit të pallatit, realiteti për këta banorë ka ndryshuar tërësisht. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u njoh nga afër me transformimin e pallatit, pas aplikimit në Fondin e Komuniteteve, çka ka përmirësuar ndjeshëm edhe jetën e banorëve. “Jam shumë krenar për banorët e këtij pallati. Dikush mund të thotë: Ç’punë ka kryetari i bashkisë me një pallat, Tirana ka 5 mijë pallate. Çështja është se po nuk dhamë një model, nuk kemi se si ta kopjojmë këtë që ka ndodhur me këtë pallat, në 5 mijë pallatet e tjerët të qytetit. Do të thotë, se me pak mukajet dhe bashkëpunim nga 22 familje, duke dhënë gjysmën ata dhe gjysmën bashkia, me Fondin e Komuniteteve, mund ta kthejmë një ndërtesë të degraduar 20-vjeçare me standarde të ndërtimit të rrumpallës të viteve ’90, në një shtëpi në mes të Bllokut, vlera e së cilës shkon në 2 mijë euro metri katror”, – tha Veliaj.