Shpenzimet e luksit në Bankën e Shqipërisë

541
Sigal

PRIVATIZIMET/ Deputeti socialist reagon: Po, po! Jam kundër “privatizimit plaçkitës” dhe “sipërmarrjes kliente”!

Erjon Braçe

Deputet i Partisë Socialiste

Deputeti socialist Erjon Braçe i është rikthyer çështjes së shpenzimeve të fryra në administratë, këtë herë jo vetëm të qeverisë, por një institucioni tjetër publik, Bankës së Shqipërisë.  “Shpenzimet e luksit, të qeverisë dhe institucioneve financiare, BSH, institucione që duhet të rrezatojnë moral në këtë krizë shkurtimesh, jo vetëm që nuk ndalen por janë rritur në mënyrë dramatike, që kalojnë çdo logjikë”, ka deklaruar Braçe. Të dhënat nga vetë bilanci zyrtar i bankës tregojnë se shpenzimet e personelit në Bankën e Shqipërisë janë rritur me gati 40 për qind krahasuar me vitin 2009, ndërkohë që shpenzimet administrative janë dyfishuar. Zoti Braçe evidenton dy zëra, që sipas tij, tregojnë qartë se si banka i përdor paratë publike. “Për vitin 2012 janë planifikuar 11 milionë lekë të reja në formë kompensimesh ushqimi në BSH. Të habitshme janë shpenzimet e sportit që në vitin 2009 kanë qenë 27.8 milionë lekë të reja, ose rreth 280 mijë dollarë. Në 2012 këto shpenzime janë ulur në 37 mijë dollarë. Ç’janë këto shpenzime sporti prej 40 mijë dollarësh në BSH”, është shprehur Braçe. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist thotë se dyshime të forta ka dhe në një tjetër zë shpenzimesh, që lidhet me qiranë që banka  u paguan subjekteve private për godinat. “Vërtet BSH në këto vite ka kaluar në rikonstruksion godinën qendrore, por ka blerë një godinë tjetër me 40 milionë dollarë dhe në kushtet e këtyre shpenzimeve paguan edhe qera. Do ta shpjegojnë vetë ata se ç’janë këto shpenzime që janë rritur nga 335 mijë dollarë në 1 milion dollarë”, ka nënvizuar Braçe. Kriza e financave publike e ka detyruar qeverinë që përveç uljes së investimeve publike të mos kursejë as shtresat më në nevojë të shoqërisë. Vitin e kaluar shpenzimet për ndihmën ekonomike ranë me 337 milionë lekë, ose 2 për qind krahasuar me një vit më parë. “Kur këto para shpenzohen në këtë mënyrë, mesazhi që u përcillet qytetarëve është mizor. T’u shkurtosh shpenzimet kategorive në nevojë dhe t’i lejosh vetes këto shpenzime, si ajo e vilës së Vlorës, apo ajo e ushqimeve në BSH, është një turp. Është e turpshme dhe imorale jo vetëm për qeverinë, por edhe për njerëzit që drejtojnë Bankën e Shqipërisë, në veçanti për guvernatorin Fullani”, ka theksuar Braçe.

_______________________________________

SHPENZIMET NË SHIFRA

Rreth 110 mijë dollarë “kompensim ushqimi”; 40 mijë dollarë “shpenzime sporti”/në 2009-n ishin gati 300 mijë dollarë “shpenzime sporti”;1 milion dollarë “shpenzime qiraje/nga 2009-ta deri në 2012 janë afër 3 milionë dollarë të paguara për qira/ndërkohë është bërë edhe një godinë e re me gati 40 milion dollarë; 520 mije dollarë “shpenzime për bileta udhëtimi biznesi jashtë shteti”. Morali i institucioneve qeveritare e bankare në këtë vend të vdekur! Njerëzit nuk arrijnë të kenë para për bukë, shihni për çfarë i harxhojnë paratë publike këta bankierë!