Kuvend/ Balla dhëmbë më dhëmbë me Bashën: Je njësoj si Babalja që i doli lëngu

599
Sigal

Në një kohë kur seanca e Kuvendit po shoqërohet me tensione mes mazhorancës deh opozitës, kreu i grupit parlamentar ka kërkuar nga kreu i Kuvendit që të kalojë në votim pa diskutime pr.ligjet e rendit të ditës. Balla ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës.

“Lulzim Basha po përpiqet te pengojë punimet e Kuvendit. Sot nuk dëgjuam gjë për babalen. Bjerini sa të doni. Sa për deklaratën bombë të servirur nga kryetari ën detyrë i PD. Dua ta them se mënyra si e tha Basha koalicion në Gjermani ka të bëjë me mënyrën si e dëgjon Babalja. E vërteta është se Gjermania po e ndjek me vëmendje ketë pozicion. Qeveria gjermane është promotorja e mbështetjes së madhe të negociatave. Luli dhe Babalja është njësoj. Ke dy seanca që Babalen nuk e ke më në Facebook se i doli lëngu atij. Ju kërkoj që në zbatim të rregullores ne tërhiqemi për votim, pa diksutime. Të fala babales.”- tha Balla.