SHBA: Sot raundi i dytë i debatit Trump-Clinton

451
Sigal

Gazeta Telegraf/ Në SHBA, pas debatit të së martës të kandidatëve
për zëvendës president, vëmendja është përqendruar tek debati i dytë mes
kandidates demokrate Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump

“90 minutat” e debatit të së dielës në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës do të jenë beteja e Donald Trump për të shpëtuar fushatën e tij
presidenciale. I kritikuar më ashpër se kurrë, madje edhe nga vet bashkëshortja
e kandidati për zëvendëspresident, Trump  do të përballet me demokraten
Hillary Clinton, e cila gëzon edhe përparësinë e fitores në debatin e parë.

Nën presionin e zërave që kërkojë zëvendësimin e tij, të gjithë presin se çfarë
do të thotë ai në debatin e dytë për komentet vulgare, edhe pse gjatë fundjavës
ka deklaruar se nuk do të tërhiqet.

Pasi
kërkoi falje, Trumpit i duhet t’u përgjigjet pyetjeve në transmetim të
drejtpërdrejtë televiziv. Nga ana tjetër, a do të deklarojë ai diçka për Bill
Clintonin, siç paralajmëroi në debatin e kaluar?

Ndërkohë
Hillari Clinton, e cila ka ruajtur një profil të ulët gjatë fundjavës, do të
ketë mundësinë e parë për të folur rreth komenteve të Trumpit mbi gratë. Javët
e fundit, në fakt, deklaratat e tij për femrat janë kthyer në një bosht
strategjik të fushatës së Clintonit.

Edhe
asaj ndoshta do t’i duhet të flasë për Billin, të japë llogari për çështjen e
fjalimeve të postuara nga “Wikileaks”. Clinton dhe Trump do të përballen në Universitetin
e “Saint Lewis” në Missouri, në një format debati, ku gjysmat e pyetjeve do të
vijnë nga audienca, të gjithë votues të pavendosur, ndërsa të tjerat do të
hartohen mbi bazën e interesit publik.