Ja si është abuzuar nga METE me tenderin për privatizimin e Bistricës dhe Ulzës. Shteti i shiti për 100 milionë tek turqit, ndërkohë që, po të ndërtoheshin sot me të njëjtat parametra kushtojnë jo më pak se 300 milionë euro
METE nëpërmjet ushtarit të saj, Sokol Dervishit, në datën 21 dhjetor 2012 pikërisht në ditën kur pritej të bëhej kiameti” publikoi shifrat për privatizimin e HEC-ve Bistrica 1 – Bistrica 2 dhe Ulëz-Shkopet. Sipas Sokol Dervishit, Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave “Kurum International” sh.a paraqiti ofertën më të lartë për HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a konkretisht në shumën 52.000.000 euro dhe për HEC Ulëz Shkopet sh.a ofroi shumën 57.500.000 euro. Pavarësisht justifikimit se verifikimi dhe vlerësimi i ofertave është bërë në bashkëpunim me konsulentin IFC, ky personazh me emrin Sokol Dervishi dhe pjesëtarë të tjerë të implikuar do të japin një ditë llogari dhe do të përballen në mënyrë të padiskutueshme me qelitë e burgut për këtë abuzim me përmasa skandaloze. Privatizimi dhe shitja e këtyre HEC-ve një kompanie turke, e cila për më tepër mori një pjesë të ish-kombinatit metalurgjik dhe nuk ka bërë asnjë investim strategjik dhe me parametrat bashkëkohore. Gjithashtu, dështimi në pjesën zotëruese të Portit të Durrësit dhe shitja deri tek shinat e trenit për skrap është një tjetër skandal dhe privilegj për këto kompani, ndërkohë që, në Shqipëri ka me dhjetëra biznese shqiptare që mund t’i privatizonin dhe të krijonin të ardhura për vetë shqiptarët. Shitja tek të huajit e çdo biznesi nuk është gjë tjetër veçse shfrytëzim dhe mbledhje e valutës me synimin e transferimit të tyre drejt vendeve të huaja. Kujtojmë, bankat e huaja, kompanitë celulare që e blejnë fare lirë licencën dhe po e shesin sipas interesit në vende të tjera (AMC) e shumë e shumë privatizime të tjera si këto. Por le t’i kthehemi shitjes së HEC-ve. Specialistët e energjetikës bëjnë me dije se, duke filluar nga janari apo shkurti, kur do merren në dorëzim këto HEC-e, shteti do të paguajë 30 milionë euro nga buxheti për të blerë energjinë e duhur. Pra, nëse ato u shitën 110 milionë euro duke i zbritur 30 milionë euro shtetit i mbetet 80 milionë euro. Po të llogarisim edhe kredinë prej afërsisht 15 milionë eurosh që është marrë gjatë kohës që këto u riparuan dhe u rregulluan me parametra aktual, i takon që shtetit t’i mbeten vetëm 65 milionë euro. E pra, të shesësh HEC-et më të mira nga ana ekonomike dhe të riparuara vetëm para pak kohësh me remont të plotë për 1/3 e vlerës është krimi më i madh ekonomik i bërë nga METE . Specialistët theksojnë se, nëse do të ndërtohen nga e para këto hidrocentrale me të njëjtat pajisje dhe parametra do të kushtonin më e pakta 300 milionë euro. Këtu nuk llogariten as nga vlera që tregu i shitjes së energjisë është gati, përdorimi i ujit e shumë të tjera. Nga ana tjetër, shifrat do të rriten mbi 300 milionë po të llogarisim që edhe çmimi që sot shitet me 2 lekë, pas privatizimit do t’i blihet këtyre zotërinjve me 4 lekë kilovat /orë. E pra, nuk ka më skandal se sa kaq. Në gjuhën popullore kjo është njëlloj- thonë specialistët -që fermeri të shesë lopën dhe të nesërmen të fillojë të blejë qumështin e tij. Për babëzinë e METE-s dhe të atyre që drejtojnë këtë institucion do të nxjerrim çdo ditë skandale në lidhje me privatizimet, prokurimet, koncesionet dhe emërimet nepotike të tyre.
Ish-zv/ministri Pajtim Bello
Jam matur mёse njё herё pёr t’iu shkruar publikisht, qё kur Qeveria dhe Parlamenti miratuan ndarjen e Hidrocentraleve Ulёz, Shkopet, Lanabregas, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 nga asetet/pasuria e patundshme e KESH sha, me qёllim privatizimin e tyre. E vёrteta ёshtё se unё nuk kam heshtur. Kam shprehur kundërshtimin tim mbi kёtё privatizim nё sektorin e prodhimit tё energjisё elektrike. Nё kushtet kur prej vitesh Sistemi Elektrik Shqiptar ёshtё mbёrthyer nga njё krizё financiare (e cila do tё vazhdojё gjatё!..), burimet financiare pёr tё pёrballuar kёtё blerje/import tё energjisё elektrike janё pёrballuar nga Buxheti i Shtetit, siç ka ndodhur edhe nё vitin 2012. Pёr tё blerё kёtё energji elektrike shtesё Buxheti i Shtetit do tё paguajë njё shumё 30 milionë euro çdo vit, duke filluar që nga viti 2013 dhe do tё ndodhё kёshtu pёr shumё vite tё tjerё. Qeveria mund tё arkёtojё 110 milionё euro nga privatizimi i kёtyre hidrocentraleve dhe nё rastin mё tё mirё pёr 44 muaj do ta nxjerrё /paguaj kёtё shumё eurosh prej Buxhetit tё Shtetit. Mbas 44 muajsh Buxheti i Shtetit dhe shqiptarёt do të paguajnë njё humbje prej 30 milionё eurosh vit pёr vit, vetёm e vetёm se sot po shesim kёta katёr hidrocentrale. Vetёm kaq mjafton, nuk ka pёrse tё rreshtoj edhe tё tjera arsye, qё unё i kam thёnё disa herё me parё. N.q.s Qeverisё momentalisht i duhen burime financiare, ka rrugё tё tjera pёr t’i siguruar. Nuk duhet qё tё penalizojmё brezat qё vijnё duke iu hequr nga duart (nga prona publike) kёto katёr perla të hidrocentraleve, qё ua kanё lёnё brezat qё shkuan. Kjo ёshtё sa e pa drejtё edhe ekonomikisht e dёmshme. Pёr vite me radhë shuma, qё brezat do tё paguajnё, do të jetё qindra dhe miliarda euro. Me pak mundim, Qeveria duhet dhe mund tё gjejё tё tjera rrugё pёr burime financiare. Nuk ёshtё mirё tё hamё e tё pimё nё kurriz tё sё ardhmes tё shqiptarёve. Ёshtё koha tё mendojmё qё pёr brezat e ardhshёm tё lemё diçka mё shumё pasuri se sa gjetёm, si kёto qё po tentojmё t’i shesim/privatizojmё. Asnjёherё nuk ёshtё vonё tё bëjmë diçka tё mirë dhe kёtё. Ju e kini ne dorё ta bёni sot. Ndaloni shitjen/privatizimin e kёtyre katёr hidrocentraleve! Shёrbejuni shqiptarёve pёr sot dhe pёr tё ardhmen! Gjeni rrugёn e arsyeshme qё brezat e ardhshëm tё na kujtojnё me respekt. Nuk ёshtё zgjuarsi dhe burrёri tё shesim pasuri tё tilla!… Ndaleni kёtё proces!.. Mё mirё vonё se kurrё dhe tё gjithё do tё jemi tё fituar sot, nё tё ardhmen e afёrt dhe atё tё largёt.
Ofertat për tenderin për shoqërinë HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a janë :
1- Georgian American Alloys, Inc 30.355.000 euro
2- Energolinija LLC 44.847.496 euro
3- Consortium:- TRE SPA- Italy Novapoëer- Camuna Idroelecttricha 27.500.000 euro
4- Çalik Enerji 19.300.000 euro
5- Kurum International Sh.A 52.000.000 euro
6- ERPA Investment 35.100.000 euro
7- Agna Consortium 37.100.000 euro
Ofertat për tenderin për shoqërinë HEC Ulëz Shkopet sh.a janë :
1- Georgian American Alloys, Inc 26.500.000 euro
2- Energolinija LLC 31.888.084 euro
3- Çalik Enerji 15.800.000 euro
4- Kurum International sh.a 57.500.000 euro
Zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Sokol Dervishaj tha se pas hapjes së zarfave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në bashkëpunim me konsulentin IFC, do të vijojnë me verifikimet dhe vlerësimet e nevojshme për procedurat e mëtejshme.


















