SHBA dhe BE rreshtohen në krah të qeverisë: Të zgjidhet prokurori i përkohshëm

537
Në një kohë kur politika shqiptare është përfshirë nga polemikat e ashpra për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ka ardhur dhe reagimi i fortë i ambasadorit të SHBA, Donald Lu. Ambasadori Lu ka dalë kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili deklaroi ditën e djeshme se Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë deri sa ta shkarkojë Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Donald Lu deklaron se Llalla duhet të largohet, duke i bërë thirrje Kuvendit të zbatojë ligjin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Kreu i diplomacisë amerikane bën me dije se mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit, në të cilin thuhej se nuk ka organ në vend që mund të zgjasë mandatin e kryeprokurorit. Pas ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu edhe prezenca e Bashkimit Evropian në Shqipëri kërkon Prokuror të Përkohshëm. Në një reagim, BE shprehet se ligji për prokurorinë e parashikon qartë duke përmendur EURALIUS dhe OPDAT.“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta tranzitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, deklaron delegacionin i BE.
Sigal