Kryemadhi: Situata alarmante, të zbatojmë vetëm një standard

465
Monika Kryemadhi deklaroi se kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pasi kjo nuk është e shkruar në Kushtetutë. Sipas kryetares së LSI-së, çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament. Kryemadhi shtoi se Edi Rama kërcënoi hapur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian kur u shpreh se, Shqipëria ka dhe opsione të tjera, siç janë Kina dhe Rusia. “Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament. Situata sot në sistemin e drejtësisë, alarmante. Duhet të vendosim një standard dhe jo dy standarde. Ne nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë që kryeprokurori të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Ne duhet t’i mësojmë vetëm një standard dhe jo dy standarde.” – u shpreh Kryemadhi në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Sigal