Vasili: Thirrjet për konsensues, janë alibi për kapjen e sistemit të drejtësisë

266
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se, po kanalizohet reforma në drejtësi. Duke iu referuar ftesës së Kryeministrit Edi Rama, ndaj Lulzim Bashës për bërjen e një pakti për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri , ai thotë se thirrjet për konsensus të natës së fundit janë shumë të vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë. Sipas tij, zbatimi i reformës në drejtësi ka hyrë në rrugë shumë të rrezikshme të anti-kushtetutshmërisë dhe anti-ligjit, që siç thotë ai, demonton shtetin e së drejtës dhe instalon një pushtet të kriminalizuar të anti-ligjit. “Reforma në drejtësi është e qartë, e zeza mbi të bardhë, në Kushtetutën e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet zbatuar pa lëvizur asnjë presje. Çdo devijim nga Kushtetuta rrënon reformën në drejtësi e kthen atë në një anti-reformë dhe provon qartë kapjen nga Kryeministri dhe qeveria. Të huajt cilido qofshin nuk mund të sillen si pushtues dhe të bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanabisi i Kryeministrit”, shprehet Vasili.