Sali Berisha: Kryengritësit nga Kukësi po mbërrijnë në Tiranë

552
Sigal

Me mijëra protestues i janë drejtuar tashmë Tiranës dhe priten që në orën 20.00 ti bashkohen protestës së 10-të kombëtare që opozita e bashkuar do të mbajë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë zyrave të Ramës.

Qytetarë të shumtë janë nisur edhe nga Kukësi, të cilët pasi i treguan Ramës forcën e tyre duke e bojkotuar në votimet njëpartiake të 30 qershorit, tashmë kanë vendosur të tregojnë forcën e tyre në pjesëmarrjen në krah të opozitës së bashkuar sot në orën 20.00.

Në një foto të publikuar në profilin e tij në facebook gjatë udhëtimit drejt Tiranës, ish-kryeministri Berisha i quan ata Kryengritësit nga Kukësi

‘Kryengritësit nga Kukësi po mbërrijnë në Tiranë! Rama ik! Fitore! Sb’