Robert Harxhi: Kapedani dhe gratë e Kuvendit

184
Sigal

 

Fejton

Zoti Kryeministër !Juve me të drejtë jeni krenar që keni në kabinetin tuaj 12 ministre femra , kjo nuk është një diçka e vogël, por është një hap i madh jo vetëm për vendin tonë,por edhe për gjithë botën se patjetër që kush ka sy e veshë duhet të marri sadopak shembull nga emancipimi juaj. Po të isha unë kryeministër femra me detyrën më të madhe që mund të mirrja në kryeministri do ishte fshesaxhesha . Tani që shikoj sa bukur veproni juve më vjen turp dhe më duket vetja si taleban…Sa i pagdhendur që jam o zot…Kam ngelur akoma si personazhi i “Xha Sulos” te Filmi “Kapedani”. Bota ka arritur majat më të larta të moralit sa që marton gratë me gra si psh kryeministrja Sërbe  lezbikja Ana Brnabiç e marton me Milica Durdiç  e plot e plot shembuj të tjerë në botën e qytetëruar!       Kush ka sy e vesh e kupton që kjo që ndodh në vendet e civilizuara është një vlerë e madhe për njerëzimin dhe unë vazhdoj akoma me slloganin që: “Pulave ju ka hije të kakarisin vetëm në kotec” Sa mbrapa botës që jam unë…!!?? Bile bile gjëja më e bukur është prindi 1 dhe prindi 2… Sa e bukur kjo gjetje,vetëm jam pak i paqartë në vendosjen e numrave kush nga prindët do marri nr 1 dhe kush numrin 2..Megjithatë jam i bindur që edhe kjo puna e numrave të prindërve do rregullohet siç janë rregulluar të gjitha në mënyrën më të bukur.

Besoj se kjo gjë do të votohet së shpejti në parlamentin tonë pluralist në mënyrë unanime…

Por unë për vete ngelem akoma tek ai patriakalizmi tim dhe nuk ha zdrukth fare, na rruat shkolla qe kemi bërë..!!Unë juve ju kam vërtet zili se tamam kini vizion për të arthmen dhe të gjithë shqipëtarët kudo që ndodhen janë besim plotë te kjo qeveri…

Po unë me atë mendjen time patriarkale mendoj se vështirë do ta kesh të merresh vesh me kaq shumë gra, ne nga një grua kemi dhe gjysmën e jetës po e shtyjmë pa folur me to, po të kesh dymbëdhjetë…!!?? Në hall të madh je se nuk ke dhe Lulin të hajrit të të lehtësonte pak punën edhe ai në qeveri..Po çdo presësh nga Luli 7 × 7 = 42…!!!???

Prandaj them që je vërtet në hall dhe kam frikë se mos të kundërshtojnë ,ose ose mos zihen për lesh kokës dhe hajde ti ndash pastaj dhe, mos qejf mbetësh nga to dhe fillon dhe i heq… Ajo do të jetë më e keqja që mund të të ndodhi se do thonë që u more me ca gra…!!!

Po që të shmangësh ndonjë situatë të pakëndshme si këto që përmenda më lart dua të të them diçka miqësore, dhe jam i bindur se kur bëhet fjalë për të mirën e kombit se edhe kësaj radhe i shtrive dorën prap opozitës… Po Luli kok derr që kok derr mbeti s’bën pas ai njeri e pashë kur griste fletët e votimit në parlamen. Ruajna o zot thashë , shumë i ashpër Luli me shokët e tij hajde përballoje këtë opozitë…!? Nejse: ti vazhdo në tënden tolerant si gjithmonë…! Lum ai që të kupton… Kshilla ime është meqë 12 ministri jua dhe grave jepi dhe 1 tjetër kryeministrinë dhe të venë 13… sic thotë populli;” Ç’bëri 12 ç’bëri 13… Dhe jam i bindur që gjërat do të shkojnë tamam bukur… Dëgjo mua po t’u japësh grave edhe kryeministrinë , atëherë Merkeli para shkëlqimit të grave tona do jetë një hiç, një dritë e zbehtë duke u fikur dhe asgjë më tepër… Mos hezito bëje për të mirën e kombit për të mirën e Shqipërisë dhe për inat të botës…Ta marri vesh Afganistani se kush është gruaja shqiptare..!!Marsho Shqipe e sigurt nga fitorja në fitore…!!!!!