Kryemadhi: Situata në Elbasan u përkeqësua që në 2013, kur Taulant Balla u bë drejtues politik

192
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në Syri TV, ka folur edhe për ngjarjen e sotme të ndodhur në Elbasan.

Kryemadhi tha se situata në Elbasan ka marrë të tatëpjetën që nga viti 2013, kohë kur drejtues politik i këtij qarku u bë Taulant Balla.

‘Ka qenë drejtues i LSI në Elbasan deri në vitin 2015, kur ra në burg dhe ne e përjashtuam. Pas 2015 nuk është angazhuar më me LSI, por me strukturat e tjera politike. Dikur ka qenë dhe në pauza, ndërsa tani në fushata. Ishte mjek psikiatër, një familje e madhe elbasanllie, gruaja mjeke dhe vajza e tij një studente e shkëlqyer.
Thelbi qëndron në strategjinë që ka ngritur PS në Elbasan. Është shumë e vështirë për të ndryshuar situatën dhe duhet një ndërhyrje e shpejtë e strukturave të shtetit, atyre të pakapura.
Do të lexoja vetëm një status të Aurel Bylykbashit. Që kur Taulant Balla në vitin 2013 është bërë drejtues i qarkut të Elbasanit, kjo zonë ka hyrë në këtë rrugë. Kishte një komunikim normal. Nëse e lexon atë status, e kupton se pse situata është këtu. Elbasani e ka të vështirë të pranojë situatën e tillë. PS ka blerë vota në mënyrë të jashtëzakoshme vota në Elbasan. Njerëzit janë shumë koshientë, jo vetëm që nuk duhet ta shesin votën, të itimidohen dhe frustrohen.
Njerëzit të ua marrin lekët, dhe votën të mos ua japin. Ata i vënë një çmim 4 viteve të jetës së tyre. Është edhe qyteti që ka largimet më të mëdha. Elbasani duhet të ishte një nga qytetet pararojë për ekonominë shqiptare’.