Rindërtimi i banesave në Shijak/ Bahri Shaqiri : Rindërtimi i vetëm që po u bëhet banesave është me gëlqere, llaç e bojë

354
Sigal

Pasi ka kaluar më shumë se një vit nga tërrmeti i 26 nëntorit në Shijak rindërtimi i banesave të dëmtuara nuk po shkon siç duhet.

 

‘’Rindërtimi i vetëm që po u bëhet banesave të dëmtuara në Shijak është vetëm me gëlqere, llaç e bojë në fasadat e jashtme.” – kështu u shpreh postimin e tij Bahri Shaqiri nga selia e LSI-së, Durrës.

 

‘’Rindërtimi i vetëm që po u bëhet banesave të dëmtuara në Shijak është vetëm me gëlqere, llaç e bojë në fasadat e jashtme.

Ndërhyrjet sporadike në mure e suvatë po kryhen pa asnjë leje ndërtimi e pa asnjë koordinim me strukturat e ngarkuara shtetërore, kjo pasi si shteti ashtu edhe bashkia e kanë lënë në kaos total menaxhimin e rindërtimit.

Punimet pa asnjë leje rrezikojnë jetën dhe shëndetin e banorëve dhe dëshmojnë për një papërgjegjshmëri totale të autoriteteve.

Më 25 prill Shijaku do nisë rindërtimin e vërtetë me standarde, shpejtësi dhe transparencë, dhe qyteti do i kthehet banorëve me një përkujdesje të plotë nga qeverisja qendrore dhe vendore.’’- tha ai në deklaratën e tij.