Nonaj: Kanionet e Osumit janë një atraksion i pashfrytëzuar, LSI ka strategji efikase për turizmin

301
Sigal

Mjeku i njohur, Blenard Nonaj kandidatura e LSI-së në qarkun Berat dhe rrethin e Skraparit për zgjedhjet e 25 prillit, thotë se Kanionet e Osumit janë një atraksion i pashfrytëzuar, ndaj dhe pohon se LSI-ja ka strategji efikase për turizmin. ”LSI-ja e cila ka prioritet madhor hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik, synon ta realizojë këtë nëpërmjet mbështetjes së plotë për turizmin. Ne kemi një plan konkret për të zhvilluar nëpërmjet strategjive efikase dhe afatgjata turizmin në Skrapar, duke ndikuar kështu në rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e jetesës së banorëve”,-shkruan Nonaj në facebook.

Postimi i plotë

Kanionet e Osumit janë një nga perlat më të bukura që natyra i ka dhuruar Skraparit. Kanionet e Osumit janë kthyer në një atraksion për turistët vendas dhe të huaj, megjithatë ky potencial mbetet ende i pashfrytëzuar plotësisht.

LSI-ja e cila ka prioritet madhor hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik, synon ta realizojë këtë nëpërmjet mbështetjes së plotë për turizmin.

Ne kemi një plan konkret për të zhvilluar nëpërmjet strategjive efikase dhe afatgjata turizmin në Skrapar, duke ndikuar kështu në rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e jetesës së banorëve.