Kursi i këmbimit/ Leku forcon pozitat ndaj euros e frangës, zhvlerësohet ndaj dollarit dhe paundit

31
Sigal

Në tregun e e këmbimit valutor vendas, të Hënën, leku forcoi pozitat në raport me monedhën europiane dhe humbi terren me dollarin amerikan, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 102,62 lekë, ose 0,62 lekë më shumë. Euroja u zhvlerësua me 0,04 lekë dhe këmbehet me 123,63 lekë.

Ndërsa monedha britanike thelloi pozitat dominuese me 1,26 lekë, më shumë se ditën e shtunë, për t’u ngjitur sot në kuotën e 143,23 lekëve dhe franga zvicerane humbi 0,24 lekë duke zbritur në vlerën 112,42 lekë.