Marrëveshja mes Bashës e Kryemadhit, Braimllari: Bashkim energjish kundër Ramës! Pas 2017 Naço s’ka dhënë asnjë kontribut! LSI merr 3 mandate në Berat, 4 në Korçë

196

Ish deputeti i LSI Endrit Braimllari në një intervistë në Report Tv ka deklaruar se marrëveshja e firmosur sot mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi, për koalicion pas zgjedhjeve është bashkim energjish kundër kryeministrit Edi Rama.

“Nuk ka aalternativë rilindja ka njerëz të konsumuar në të gjithë qarqet.Energjia e rilindjes është fikusuar te rilindja duke lënë mënjanë socialistt të ndershëm, do ketë personazhë që vijnë nga oligarkia. Shkërmoqja e lsi është meraku më i madh i  rilindjes sot sepsë nëse lsi do shkërmoqej pse artikulimi politik është vetëm te LSI. LSI ska njerëz ndërsa na kanë gjobitur se kemi njerëz nëpër lokale.

Ka një dakordësi sa i përket marrëveshjes. Rakordim programi në mënyrë që të implementohet. Pikat e LSI janë pranuar nga fronti. Marrëveshja është bashkim energjish kundër Ramës dhe për të rikthyer shpresën në vend”, tha ai.

Ndërsa u ndal te zgjedhjet e 25 prillit, Braimllari tha se LSI është shumë e fortë në Berat, dhe se atje sipas tij do të marrë 3 mandate. Ndërsa në Korçë ai do marrë 4 mandate.

“Ne jemi mbi 3 mandate në Berat, sipas sondazheve. LSi është shumë e fortë në Berat. Në Korçë do marr 4 mandate”, shtoi ai.

Teksa u ndal tek të larguarit në LSI, ai tha Nasip Naço nuk ka dhënë kontribut në këtë parti që prej 2017-ës.

“Këto persona janë persona që kanë që nga 2017 ska dhënë asnjë kontribut, kanë pasur posteve që i kanë marrë flaë lsi. Pas 2017 i është kërkuar nga lsi të vazhdojë por skanë qenë në komunikim me zonën”, tha Braimllari.