Parlamenti miraton Aktin Normativ, 2.42 mld lekë për identifikimin biometrik

182
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot aktin normativ, përmes të cilit i jep Komisionit Qendror të zgjedhjeve 2.42 miliardë lekë për implemtimin e  identifikimit biometrik në zgjedhjet e 25 prillit. Shtesa nga buxheti i shtetit erdhi për faktin se KQZ e kishte të pamundur ta përballonte nga buxheti i saj këtë teknologji.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj,  garantuan se investimi nuk ndikon në parametrat makro, në borxh apo në deficit dhe mbështetet mbi pritshmëritë optimale të vitit 2021, që do të realizohen nga të ardhurat e tatueshme.

Akti normativ mori  83 vota pro, 13 kundër dhe 3 abstenime.

Kuvendi gjithashtu votoi me 77 vota emërimin e Leka Bungos si kryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Në garë me të ishte Gaspër Marku.