KQZ i dërgon letër 4 partive për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve për zgjedhje: Propozimet brenda 11 janarit

243
Sigal

KQZ ka dhënë njoftimin e rëndësishëm për katër partitë politike, PS, PD, LSI dhe PSD për të dorëzuar propozimet e tyre deri në datën 11 Janar 2021.

Sa i përket anëtarit të shtatë për KZAZ-të, KQZ ka vendosur që PS të propozojë anëtarin në KZAZ-të e renditura me numër tek, ndërsa PD me numër cift. Ndër të tjera, bën me dije se 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste dhe 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike, duhet të jenë nga secila gjini.

Njoftimi i plotë:

Partitë politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend, duhet të dorëzojnë propozimet e tyre dhe dokumentacionin përkatës brenda datës 11 Janar 2021.

Pranë KQZ-së do duhet të depozitojnë propozimet dhe dokumentacionin përkatës si më poshtë vijon:

1.Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë:
-dy anëtarë në çdo KZAZ;
-anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër çift;
-sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër tek.

2.Partia Demokratike do të propozojë:
-dy anëtarë në çdo KZAZ;
-anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër tek;
-sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër çift.

3.Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;

4.Partia Social Demokrate do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;

Në shkallë vendi, 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste dhe 30 % e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike, duhet të jenë nga secila gjini.
Bashkëngjitur gjeni shkresën që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ju ka dërguar partive politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve.