Ironia me ”negociatorin” Rama/ Sejko : Jemi gati të japim edhe 12 milje të tjera, vetëm të pajtohet turku me grekun

Enturazhi mediatik i kryeministrit Edi Rama ka hedhur këto ditë tezën se kreu i qeverisë shqiptare ka marrë përsipër rolin e negociatorit mes sherrit Turqi-Greqi. Sipas tyre, kjo është arsyeja e vizitave të njëpasnjëshme në Athinë dhe Ankara. Ndërkohë zyrtarisht qeveria nuk e ka konfirmuar një mision të tillë të Edi Ramës.

Në një reagim në Facebook, aktivisti Genc Sejko ka ironizuar shfaqen e Edi Ramës si paqtuesi i sherreve ballkanike, duke kujtuar që Shqipëria nuk ka zgjidhur ende problemet që ka me Greqinë.

Sigal

“Jemi gati të japim edhe 12 milje të tjera, vetëm të pajtohet Greqia me Turqinë”,- shkruan Sejko në një postim në Facebook.