Rezoluta/ PPE-ja kërkon futjen e 15 kushteve për Shqipërinë

298
Sigal

Nuk do të ketë çelje të negociatave dhe lëvizje të lirë për shqiptarët pa zbatuar 15 kushtet e Këshillit të Bashkimit Europian.Trillet e Ramës janë toleruar nga ndërkombëtarët por kur trillet cënojnë substancën, atherë nuk ka më pakt me të.

Grupi i Partive Popullore Evropiane, (PPE) i ka kërkuar Parlamentit Europian përfshirjen e 15 kushteve që Këshilli Europian i ka vënë Shqipërisë në Mars në rezolutën e hapjes së negociatave. Rezoluta për çeljen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor,  është hartuar nga eurodeputeti  Tonino Picula. Këtë të hënë, PPE-ja është shprehur se kjo rezolutë është e përgjithshme dhe nuk përmban kushtet që Shqipërisë i janë vënë nga Këshilli Europian në Mars të këtij viti. Për këtë arsye, dy përfaqësues të PPE-së, eurodeputetja Kinga Gal dhe David Lega, raportuesi për Shqipërinë, kanë propozuar amendimin e rezolutës për të shtuar dhe 15 kushtet. Fjalia që ata kërkojnë të shtojnë në rezolutë është: “[Parlamenti Europian] thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes së Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare.”  Më tej shkruhet se “trillet eksentrike të Edi Ramës, janë të njohura në mos të famshme”. Po ashtu në daklaratë thuhet se reagimet e Ramës janë toleruar nga ndërkombëtarë, por kur trilli cënon substancën, situata mund të ndryshojë. “Në një konferencë  shtypi në kryeministri në 6 qeshor,  Edi Rama, mohoi qartë e në mënyrë të përsëritur 15 kushtet, që atij i vuri Bashkimi Europian, i udhëhequr nga Gjermania, Franca dhe Hollanda”, vijohet më tej.

DEKLARATA E PPE-së

Të hënën në mëngjes, më 15 qershor, Grupi Parlamentar PPE-së dorëzoi një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor e cila miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian.  Rezoluta e hartuar nga socialisti kroat, Tonino Picula, është e përgjithshme dhe nuk përmend  kushtet të cilat BE-ja i caktoi qeverisë Rama, në mars 2020. Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl, raportere e PPE-së, për këtë rezolutë me kërkesën e raporterit për Shqipërinë,  David Lega, e me pëlqimin e koordinatorit  Michael Gahler, cilëson se Parlamenti Europian:  “thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare. Pika që përmbysi kupën! Trillet eksentrike të Edi Ramës janë të njohura në mos të famshme. Apo edhe famëkeqe, sipas pikëpamjes së tjetërkujt. Ato janë toleruar gjatë edhe nga ndërkombëtarë; kryesisht ato ekzibicioniste për arsye të ndyshme. Por kur trilli cënon substancën, situata mund të ndryshojë! Në një konferencë shtypi në kryeministri, në 6 qershor, Edi Rama, mohoi qartë e në mënyrë të përsëritur 15 kushtet që atij i vuri Bashkimi Europian i udhëhequr nga Gjermania, Franca dhe Hollanda. Rama i mori sinjalet se kjo ishte e papëlqyeshme dhe duhej korrigjuar. Tre ditë më vonë, ai do të ishte i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe do të kishte shansin të korrigjonte  fyerjen e 6 qershorit.  Rama kokëfortë foli 25 minuta në përgjithësi mbi Europën, bujqësinë e aplikacionin E-Albania, por nuk i përmendi fare 15 kushtet. Krejt ndryshe nga Meta e Ruçi që u fokusuan seriozisht  tek këto kushte. Reagimi nuk vonoi: Fillimisht Grupi Parlamentar i PPE-së,  përsëriti më 12 qershor, një deklaratë të para dy ditëve duke investuar edhe nënkryetarin Kovacev,  krahas titullarit për politikën e jashtme Gahler. Aty përmendeshin disa herë 15 kushtet dhe listoheshin veçan ato më pikantet: dënimi i votëblerësve të Dibrës e Shijakut, anullimi i ligjeve për median, nevoja për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme, si edhe anomalia e madhe e pushtetit lokal njëpartiak. Deklarata e quan se kjo situatë se bie ndesh me nocionin bazë të demokracisë plurale dhe vë në dyshim ligjshmërinë e tyre; si dhe përsërit kushtin e BE-së dhe të Bundestag-ut që kjo të sqarohet sa më parë. Synimi është përsëri mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë, mundësisht në një ditë me ato parlamentare mundësisht në pranverën e ardhëshme.

15 kushtet e BE ndaj Shqipërisë

Rezoluta mbi Ballkanin Perëndimor pritet të miratohet këtë janë në seancën plenare të Parlamentit  Europian. Partia Popullore Europiane  është grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian me 187 eurodeputetë. Kujtojmë se në Mars të këtij viti Këshilli Europian ra dakord në parim për çeljen e negociatave  me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sa i përket Shqipërisë, ata kërkuan zbatimin e 15 kushteve para nisjes në praktikë të procesit të negociatave. Kushtet janë si më poshtë: Miratimi i Reformës Zgjedhore; Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese; Funksionimi i Gjykatës së Lartë; Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK-ut; Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet  Plan- Veprimit për adresimin e krimit financiar; Ulja e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën; Rishikimi i Ligjit të Medies në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies; Vazhdimi i Reformës në Drejtësi; Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve; Progres në reformën e administratës publike; Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive, administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt; Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese; Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM; Miratimi i  Ligjit (të amenduar) të Censusit; Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.