Me pistoletë në rrugët e Tiranës, arrestohet i riu

320
Sigal

Policia ka arrestuar një 24 vjeçar për ārmëmbajtje pa leje. I riu u kap në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë nga shërbimet e forcave “Shqiponja” dhe ato të komisariatit nr.1 në kryeqytet.

Armā tip “Sig Sauer” u kap bashkë me gjashtë fishekë.

Njoftimi i policisë:

Policia godet një tjetër rast të ārmëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me ārmë zjarri me vete, vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet një ārmë zjarri pistoletë dhe mūnicion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me ārmë zjarri me vete, nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Todi Shkurti”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Nj. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Nj. K. i janë gjetur një ārmë zjarri pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbājtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.