Reforma Zgjedhore, mbërrijnë në Shqipëri ekspertët e ODIHR-it, çfarë do të diskutohet

402
Sigal

Mbërrijnë në Shqipëri ekspertët e ODHIR që do të asistojnë tryezën katërpalëshe të reformës zgjedhore.

Ata pritet të zhvillojnë një takim me grupin e punës së reformës në orën 17:00 për të mësuar në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftit të reformës.

Ekspertët e ODHIR do të ndërhyjnë për pikat që palët nuk bien dakord si dhe do të shikojnë nëse dokumenti që do përgatitet nga pala shqiptare është në përputhje me rekomandimet e bëra nga ODHIR.