Yuri Kim shkon në selinë e LSI, takim me Kryemadhin

503
Sigal

Yuri Kim i shkon në zyrë kryetares së LSI, Monika Kryemadhit. Kjo është në vazhdën e takimeve prezantuese të ambasadores së re të SHBA e cila prej disa ditësh ka marrë detyrën dhe ka takuar figura të politikës apo dhe institucioneve shqiptare si Ramën, Metën, Bashën apo Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e KLP.

Ky mëngjes në Tiranë ka filluar me takime teksa Rama priti kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin ndërsa tek Presidenti Meta kanë shkuar delegacioni i Komisionit të Venecias për Paketën Anti- Shpifje.

Kujtojmë se Meta ktheu në Kuvend për rishikim këtë paketë.