Reforma në drejtësi, Vasili: Duhet realizuar me konsensus, në vëmendje dhe idetë e Presidentit

407
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka folur këtë mbrëmje në një media për reformën në drejtësi. Në lidhje me këtë, Vasili ka deklaruar se kjo reformë duhet realizuar me konsensus. Sipas tij, me rëndësi është edhe konsultimi në Komisionin e Venecias. “Reforma në drejtësi duhet realizuar me konsensus. I rëndësishëm është edhe konsultimi në Komisionin e Venecias. Ky i fundit është kontributor për reformën. Opinionet e Venecias janë orientuese. Pas këtij opinioni do të hapet debati. Janë në vëmendje edhe idetë e Presidentit”, ka thënë Vasili.
Sigal