Koronavirusi/ Kërpaci thirrje qeverisë: Ja grupet që duhen testuar në masë për të evituar skenarin e keq

369
Sigal

Përmes një postimi në facebook, ish-deputetja dhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi i bën thirrje qeverisë që të ndjek strategjinë e Koresë, në mënyrë që të evitohet skenari më i keq.

”Prioritarizimi i testimit në masë të personave me sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të rënda të zemrës, diabetit, si dhe ata mbi 65 vjeç. Këto janë dhe grupet e identifikuara botërisht si më të rrezikuarit nga koronavirusi COVID19. Prej kohësh kemi bërë thirrje qeverisë të zbatojë udhëzimin e Organizatës Botërore të Shendetësisë për testimin në masë të popullatës”.

Postimi i plotë

Ditët në shtëpi po kalojnë e shqetësimi i qytetarëve për shëndetin nuk mund të bazohet në batuta “do ta kalojmë pa vënë re”, por të merren masa të menjëhershme.

Ndaj,një sygjerim i vlefshëm për të evituar skenarin më të keq është prioritarizimi i testimit në masë të personave me sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të rënda të zemrës, diabetit, si dhe ata mbi 65 vjeç.

Këto janë dhe grupet e identifikuara botërisht si më të rrezikuarit nga koronavirusi COVID19.

Prej kohësh kemi bërë thirrje qeverisë të zbatojë udhëzimin e Organizatës Botërore të Shendetësisë për testimin në masë të popullatës.
Ky hap u ndoq nga Koreja e cila ka krijuar dhe shembullin e suksesit ndaj koronavirusit me sa më pak përqindje fataliteti.

Çfarë na tregon eksperienca globale e mbrojtjes së shëndetit publik nga koronavirusi është se vetëm masat e izolimit nuk mjaftojnë, ato duhen patjetër shoqëruar me testime dhe gjurmim të personave kontakt me të prekurit për të arritur fitoren finale.