Nënë Haxhireja, 80 vjeç, mposht koronavirusin

336
Sigal

Mbi 40 persona janë shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa kryeministri Rama ka bërë të ditur mbrëmë vonë se një 80-vjeçare nga Durrësi ka mposhtur virusin e rrezikshëm.

“Lajm i mirë: Nënë Haxhireja nga Durrësi, plot 80 vjeç, u shërua”, shkruan Rama në Facebook.

Deri tani, në Shqipëri janë prekur 212 persona, nga të cilët kanë ndërruar jetë 10 persona.