Reagon Gjermania/ Kancelari Scholz “shkërmoq” Ballkanin e Hapur, ngushtohet “laku gjerman” për projektin. Kurti kundër nismave paralele

132

Albin Kurti i jep mesazhin e qartë kryeministrit, nisin përgatitjet nga Gjermania për t’i dhënë fund nismave paralele

Sigal

Som: Një mesazh të qartë se “Ballkani i Hapur” është drejt grahmës së fundit, e ka dhënë edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili teksa zbuloi detaje nga takimi që pati dy ditë më parë me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, theksoi se Gjermania mbështet vetëm procesin e Berlinit, nismë kjo që është përqafuar me kohë edhe nga Prishtina zyrtare.

Som: Kjo do të thotë se nisma “Ballkan i Hapur”, nga dita në ditë pritet të përfundojë në nismë që afron vetëm Serbinë dhe Shqipërinë, duke qenë se ajo mbështetet fuqishëm nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Kryeministri Edi Rama po humb terren dhe duket se po braktiset nga të gjithë aktorët e rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që ka marrë një tjetër goditje të fortë sa i takon “Ballkanit të Hapur”. Javë më parë mediat deklaruan se nisma “Ballkani i Hapur” do të “tretet si kala rëre”, për shkak se Gjermania i jep përparësi procesit të integrimit në Bashkimin Europian të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet nismës Procesi i Berlinit, duke anashkaluar plotësisht projektin rus “ Open Balkan” i marrë në mbrojtje së fundmi nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në shumë takime politike të niveleve të larta, lidershipi gjerman se për ta prioritet ka integrimi europian dhe procesi i Berlin, por në asnjë rast nisma “Ballkan i Hapur”, i cili ka lënë jashtë Kosovën. Dhe me sa duket kjo vendosmëri e gjermanëve për të shtypur “Ballkanin e Hapur”, është përforcuar edhe më shumë kohët e fundit, ç’ka tregon se kancelari Scholz është i vendosur për t’i dhënë prioritet procesit të Berlinit. Kjo do të thotë se nisma “Ballkan i Hapur”, nga dita në ditë pritet të përfundojë në nismë që afron vetëm Serbinë dhe Shqipërinë, duke qenë se ajo mbështet fuqishëm nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Kurti i jep mesazhin e qartë Ramës. Një mesazh të qartë se “Ballkani i Hapur” është drejt grahmës së fundit, e ka dhënë edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili teksa zbuloi detaje nga takimi që pati dy ditë më parë me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, theksoi se Gjermania mbështet vetëm procesin e Berlinit, nismë kjo që është përqafuar me kohë edhe nga Prishtina zyrtare. “Tema e tretë ka qenë përgatitjet në dritën e rifillimit të Procesit të Berlinit, kësaj radhe me kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz, sepse ju e dini që takimet e mëhershme në kuadër të Procesit të Berlinit janë bërë me zonjën Merkel e tashmë për herë të parë bëhet nga kancelari Scholz dhe ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak drejt mbledhjes së radhës së Procesit të Berlinit”, deklaroi ai. Pra, kjo deklaratë e kryeministrit Kurti tregon se kanë nisur përgatitjet nga Gjermania për t’i dhënë fund nismave paralele. Madje, mes rreshtave, kryeministri Kurti u kujdes edhe të thumbonte nismën “Ballkan i Hapur”, kur bëri një lojë germash. “Në drekën që kemi pasur dje nuk është përmendur “Open Balkans”, ose “Open Balkan”, nuk e di a është me “s” në fund apo pa “s”, por ajo që mund të them është se kemi diktuar për përgatitjet sa i përket procesit të Berlinit”, nënvizoi Kurti. Çfarë është Procesi i Berlinit? Procesi i Berlinit është një iniciativë e udhëhequr nga Gjermania me mandat për ta lehtësuar bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë  për t’u mundësuar atyre që t’i bashkohen BE-së. “Agjenda e lidhshmërisë” është komponenti më i rëndësishëm, që synon lidhjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat e transportit dhe energjisë, që më vonë u zgjerua në shkëmbime rinore dhe marrëdhënie ekonomike. Samitet e mbajtura në Gjermani, Austri, Francë dhe Itali krijuan komunikimin mes udhëheqësve të Ballkanit, hartuan disa projekte infrastrukturore dhe iniciativa të reja rajonale. Kosova ka përfituar shumë nga të qenët pjesë e Agjendës së Berlinit. Megjithatë, marrëdhëniet e dobëta me vendet fqinje dhe mosnjohja nga pesë shtete anëtare të BE-së është duke e penguar përparimin. “Brengat” e brendshme, përfshirë institucionet e dobëta dhe krizat e vazhdueshme, e kanë bërë Kosovën të ketë performancë të ulët në planifikim, koordinim dhe zbatim. Procesi i Berlinit nuk duhet të largohet dhe duhet të kthehet në Berlin për t’u rimbushur dhe përfshirë në Strategjinë e BE-së për zgjerim për Ballkanin Perëndimor.