Dr. Ina K. Zhupa: Rritja e pagave për pedagogët, investim për dijen e Kombit

121

Sigal

Deputetja Ina Zhupa ironizoi mungesën e ministres së Arsimit, Evis Kushi në Kuvend. Ajo tha se mbase Kushi është duke rritur pagat e pedagogëve, të cilët dolën në protestë. Ndër të tjera deputetja shtoi se qeveria është kthyer në KÇK. ‘E sa herë ka kërkesa nga pedagogët apo studentët është përça e sundo. Merr disa pedagogë takoji më vete, krijo idenë se do u japësh diçka dhe në fund nuk marrin asgjë askush. Por nuk do u funksionojë se një here, dy herë me të njëjtat gënjeshtra nuk mund t’i gënjeni gjithë kohën trupën akademike shqiptare se sot janë më të varfërit në rajon. Mjafton krahasimi me Kosovën sa keq është niveli i pagave të pedagogëve shqiptarë! A ka më shembull flagrant se si vidhen paratë e BE se sa fondet IPARD kur i merr drejtori ekzekutiv i inceneratorit të Tiranës? Sipas mediave ai personi që ka firmën për inceneratorin e Tiranës është regjistruar dhe si fermer e ka marrë 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD. E pastaj nuk ka fonde e del kryeministri e qahet në konferencat e BE që nuk na japin mjaftueshëm e i kërcënon me lidhjet e tij me Serbinë e Rusinë, ndërkohë kanë dhënë mjaftueshëm po të mos i vidhnit, po të mos i shpërdoronit”-tha Zhupa.