Rama: Thyem një akullnajë Vuçiç mbulon diellin me shoshë

451
Sigal

TIRANE – U theyn akullnajat. Keshtu u shpreh kryeministri Edi Rama ne nje konference te posacme nje dite pas vizites historike ne Serbi, e para e nje kryeministri shqiptar pas asaj te ish-diktatorit Enver Hoxha 68 vjet me pare. Nga salla e hartave ne Kryeministri, Rama foli për marrëdhënien e re të dy vendeve fqinje dhe tha se do të angazhohet që kjo paqe e arritur tashmë të vijojë edhe më tej me mundësi konkrete.

Rama: Vucic të më godiste me shkop?! Më vinë në mend shumë batura se cmund të bënte me shkopin homologu im.
Për kryeministrin shqitpar, vizita e ka përmbushur plotësisht qëllimin e saj. Ndërsa sa i përket qëndrimeve ndryshe që erdhën nga homologu i tij serb, Vuçiç,  e konkretisht deklaratës:  “Nëse dikush mendon se një politikë serioze do të ishte të merrja një shkop dhe të godisja Ramën, unë mendoj se kjo nuk është politikë serioze”, tha kryeministri i Serbisë
 
Rama tha:“Sa i përket deklaratave të palës tjetër unë ndjej keqardhje për një fakt të thjeshtë se nuk ka si mos të vijë keq kur sheh njerëz që përpiqen ta mbulojnë diellin me shoshë apo që e kanë të pamundur të hapin sytë për të parë një realitet që është në sytë e të gjtihëve. Unë besoj se nuk ka nevojë të shtojmë komente apo batuta se shumë batuta të vinin në mend për shkopin se çfarë mund të bëjë me shkopin homologu im. Mendoj se ka qenë metaforë prandaj le të mos merremi me shkopinjtë”.

Rama: Në Dhjetor do të jem në Beograd. “Kosova” problem i serbëve me të ardhmen e tyre
Rama tha se do të jetë sërish në Beograd gjatë muajit dhjetor kur pritet të mbahet takimi i kryeministrave të Rajonit. Rama tha se shpreson të mikrpritet nga serbët në këtë vizitë të dytë brenda një kohe fare të shkurtër, duke theksuar se cështja e njohjes së Kosovës nuk është një problem mes dy vendeve, por i Serbisë me vetë të ardhmen e saj.
 
“Unë nuk kam asnjë problem të shkoj në Beograd dhe shpresoj një orë e më parë serbët të mos kenë problem të më kenë mua në Beograd se nuk jam unë që e krijoj problemin e tyre në raport me Kosovën po ata duhet ta zgjidhin si një problem të madh të vetvetes me të shkuarën dhe të ardhmen e tyre”, deklaroi Rama.

Rama: Falenderime Serbisë për mikpritjen, thyem një akullnajë
Ndërsa shprehu falenderime për mikëpritjen dhe garantimin e sigurisë gjatë vizitës së tij në Serbi, kryeministri Rama tha se u “thyen akullnajat”  dhe foli për marrëdhënien e re të dy vendeve fqinje. Rama tha se do të angazhohet që kjo paqe e arritur tashmë të vijojë edhe më tej me mundësi konkrete.
 
“Falenderim palës serbe për organizimin dhe kujdesin e treguar duke garantuar kushte sigurie dhe të ndiheshim të qetë për të kryer një mision jo të lehtë. U thye një akullnajë, ne shkuam në Beograd me dorën e shtrirë të miqësisë dhe jemi më afër se çishim para dy ditësh edhe pse rruga që do bëjmë për tu bërë miq të vertetë do të jetë më e gjatë nëse miqësia do të kërkojë natyrshëm një kohë të vet. Ne do të angazhohemi intensivisht në këtë proces duke qenë të vetëdijshëm dhe duke e komunikuar me mbrarë botën ketë vetëdije se kjo është një kohë e re paqeje dhe një mundësi fantastike për të bërë të mundur që gjenerata tjetër të mos tregojë traumat dhe pasojat traumatike të një periudhe kaq të gjatë luftrash, konfliktesh, ndasish në Ballkan”, tha Rama.
 
Rama: Krenar që Lugina më në fund ndihet e përfaqësuar dhe e përkrahur
Por falenderimet më të sinqerta kryeministri Rama i pati për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për mikpritjen që i bënë. Rama përsëriti premtimin që i bëri një ditë më parë nga Presheva, duke thënë se qeveria shqiptare do të jetë pranë tyre për të garantuar respektimin e të drejtave të tyre nga pala serbe.
 
“Falenderim nga zemra me mirënjohje shqiptarëve të Preshevës. Dua të jem shumë i sinqertë e kam patur të pamundur të tregoj me fjalë atë që kam ndjerë dhe posaçërisht peshën e jashtëzakonshme të përgjegjësisë kur u dorëzua titulli i lartë “Qytetar Nderi” të një territori që ka vuajtur dhe janë penguar për të pasur një jetë normale. Jam krenar që më në fund ndihen të përfaqësuar dhe të përkrahur. I siguroj vëllezërit dhe motrat tona në Luginë se nuk do të rreshtim përpjekjet që ata të gëzojnë të njëjtat të drejta që gëzojnë serbët në Veriun e Kosovës. Është modeli i asaj që ne jemi si shqiptarë dhe që duam të jemi në sytë e të tjerëve por në radhë të parë në raportin me veten tonë në trajtimin me të tjerët. S’duam as më shumë e as më pak, atë që na takon sa bëjmë ne për të tjerët”, u shpreh Rama.
 
Rama: Mikpritja e kosovarëve, na kthehu me zemrën mal
Në vijimësi të falenderimeve, Rama nuk la pas edhe qytetarët e Kosovës të cilët e pritën në rrugë, ndërsa kryeministri, delegacioni dhe gazetarët që e shoqëronin në këtë vizitë, u kthyën në rrugë tokësore përmes Kosovës.
 
“Falenderim qytetarëve në Kosovë që na e bënë një ngjarje të paharrueshme duke dalë buzë rrugëve të cdo zone të banuar për të na përshëndetur, të kthehemi me zemrën mal”, tha kryeminsitri Rama.
 
Rama: Entuziazmi juaj, përgjegjësi. Ndihem dhe më i vogël para një mali përgjegjësish më të lartë se dje
Por gjithë entuziazmin e kësaj vizite, kryeministri Rama e sheh si përgjegjësi të re.
 
“Unë nuk ndihem në lartësinë e të jashtëzakonshmëve të fjalëve të mira në adresën time dhe jam i lumtur të ndihem në lartësinë e pritshmërisë së njerëzve tanë. E kam të nevojshme të reflektoj për të kuptuar entuziazmin ndaj meje. Sot falë kësaj mbështetjeje ndihem më i vogël se dje dhe e shoh përgjegjësinë si një mal edhe më të lartë se djeDo të bëj gjithçka që më takon për të qenë në lartësinë e kësaj përgjegjësie. Jam këtu para jush me bindjen se sado të flas nuk do arrij dot ta përshkruaj emocionin dhe ndjenjën e frikshme të përgjegjësisë në raport me gjithë këtë mbështetje e inkurajim entuziast”, deklaroi kreu i qeverisë.
 
Rama: Shpresoj që media serbe të clirohet nga kompleksi i cuditshëm ndaj shqiptarëve
Ndryshe nga mediat serbe për të cilat shprehu rezerva, kryeministri Rama falenderoi gazetarët shqiptarë, vecanërisht grupin që e shoqëronte në Serbi, për seriozitetin që i dhanë kësaj vizite.
 
“Faleminderit që i dhanë përmasën e duhur të një serioziteti solemn kësaj rruge të hapur ku u ndjeva krenar për median tonë dhe padyshim do doja që dhe median në Serbi ta shikoja të çliruar nga një kompleks i çuditshëm ndaj shqiptarëve të sotëm”, tha Rama.

Vizita e Rames ne Serbi
Kryeministri Rama udhëtoi drejt Beogradit më 10 nëntor, një vizitë kjo e shtyrë dy herë më parë, në shkurt për shkak të zgjedhjeve në Serbi dhe ajo e 22 Tetorit për shkak të incidenteve në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri.

Rama u prit nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç k upas një takimi kokë më kokë, konferenca Live për mediat do të shfaqte tensión mes tyre kur kryeminsitri shqiptar zgjodhi të flasë jashtë pritshmërive të Vucic, për një cështje jo pak të ndjeshme për Beogradin zyrtar, Kosovën!

Ndalesa e ditës së dytë të vizitës ishte Lugina e Preshevës, komuna serbe me shumicë shqiptare e cila e priti si kryeministrin e dytë të saj, mes valleve e flamujve kombëtar kuqezi. Tensionet e shkaktuara nga cështja e njohjes së Kosovës si shtetit i pavarur, nuk penalizuan marrëveshjet e shumta të firmosura mes Serbisë dhe Shqipërisë, marrëveshje që prekin edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të munguara prej vitesh në këto troje shqiptarësh, Medvegjë, Bujanovc e Preshevë.