Paketa fiskale, Cani: PD uli taksat në 2009-2013 për të fituar votat

730
Sigal

TIRANE – Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë ishin prezent për të diskutuar për buxhetin e vitit 2015, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali si dhe Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehu.

Në fjalën e tij, ministri i Financave Shkëlqim Cani diskutoi për buxhetin e vitit të ardhshëm, më saktë sa i përket sektorit të të ardhurave. 

Megjithatë duke u ndalur në paketën fiskale të kontestuar nga opozita, Cani theksoi se përgjatë qeverisjes 2009-2013 të Partisë Demokratike, performanca fiskale ka qenë negative. Jo vetëm kaq por sipas Ministrit të Financave edhe ulja e taksave është bërë me qëllim për të fituar votat nga ana e opozitës aktuale.

“Gjatë viteve 2009-2013 performanca fiskale ka qenë negative. Në 2009-2013 u ulën taksat që të fitonin votat.” theksoi Ministri Cani

Duke folur më tej Ministri Cani tha se buxhetin e vitit 2015 janë parashikuar që të ardhurat më të mëdha të jenë nga tatimorët, në masën 86%, si dhe gjithashtu të ardhurat nga ndihmat dhe të ardhurat nga jo tatimorët.

Cani theksoi se është optimist për buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa shtoi se për këtë vit qeveria ka arritur të tejkalojë objektivat e saj.

“86% e të ardhurave janë tatimore 8% të ardhura nga ndihmat dhe 6% të ardhura jo tatimore. Kemi realizuar dhe tejkaluar objektivat. Të ardhurat tatimore janë 13,3% më të larta”. tha Cani

Spiropali: U rritën me 565 kallëzimet, nga 4 kontrolle që bëjmë, 1 rezulton me shkelje 
Nga ana tjetër në fjalën e saj, Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, theksoi se dikasteri që ajo drejton, janë të vendosur për të vazhduar kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, çka sipas saj ka sjellë edhe një të numrit të kallëzimeve penale me 56%.

Megjithatë Spiropali nënvizoi se administrata doganore, në kotrollet që ajo ushtron në pikat në të gjithë vendin, nga 4 kontrolle që bëhen, 1 prej tyre kapet me shkelje

“Kemi një rritje me 56% të kallëzimeve penale që kemi bërë ne në drejtim të kompanive shkelëse të ligjit. Në 4 kontrolle që ne bëjme, një kapet me shkelje. Bashkëpunimi me policinë dhe prokurorinë është i mirë, por kërkojmë çuarjen në fund të çështjeve që ne ngremë, që ata që nuk paguajnë detyrimet dhe shkelin ligjin të dënohen, duke i prerë hovin kështu evazionit fiskal”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali. 

spiropali

Spiropali: Doganat, mblodhi 10 mld lekë më shumë krahasuar me një vit më parë
Duke folu për arritjet e vitit 2014, Drejtoresha e Doganave, u shpreh se dikasteri që ajo drejton ka arritur të mbledhë 10 mld lekë më shumë krahasuar me një vit më parë.
Gjithashtu, Spiropali tjetër arritje e Doganave është edherritja e arkëtimeve nga prodhimet vendase. 

“Në dy vite arritëm atë që nuk u arrit për 6 vite. Kemi mbledhur 10 mld lekë më shumë, ndaj them se jemi në rrugën e duhur. Kemi një plan të qartë për formalizimin e karburantit në të gjithë nivelet, deri kur arrin në pikat e karburanteve. Gjithashtu ka rritje të arkëtimeve nga prodhimet vendase, si birra. Rritja është konstante dhe e fortë”, tha Spiropali.  

Shehu: Tatimet tejkaluan planin me 2%
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehu shprehu optimizmin e institucionit që drejton për këtë projektbuxhet, duke theksuar se ka një tejkalim të planit me 2% si dhe rritje me 10.2% të ardhurat nga kontributet shoqërore.

“Administrata tatimore ka një tejkalim të planit me 2%. Biznesi ka një lehtësim të procedurave. Ka rritje të sigurimeve shoqërore, me 10.2%, nga të ardhurat e kontributeve shoqërore. Sot që flasim, shifra e evazionit është 100 mln dollarë ose 10 mld lekë. Shifra është alarmante. Ky është realiteti që ne përballemi deri sot”. tha Shehu.

komisioni per ekonomine

Shehu: Administrata tatimore, arsye e të qenurit optimistë
Shehu është ndalur tek parashikimet e vitit të ardhshëm, ku sipas saj sistemi i ri i administratës tatimore është një prej arsyeve për të qenë optimistë.
 
“Sistemi i ri bën një automatizim të rimbursimit të TVSH-së. Kemi një strukturë totalisht të re të administrata tatimore për 2015. Do të heqim zyrën e vlerësimit. Kemi një departament të ri që do merret vetëm me TVSH-në. Problemi jonë i madh është borxhi. Ndaj administrata tatimore do kryejë vetë edhe ankandet për shitjen e pasurive”. tha Drejtoresha e tatimeve.