Rama takon Tradeaun, Kanadaja konfirmon pjesëmarrjen në Konferencën e Donatorëve

430
Sigal

Gjatë pjesmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dhe me homologun kanadez, Justin Trudeau.

Rama bisedoi me kryeministrin kanadez rreth pasojave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe procesin e rindërtimit.

Kryeministri kanadez, pasi shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave nga tërmeti konfirmoi pjesëmarrjen e vendit të tij në Konferencën e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel.

Të dy kryeministrat theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kanadasë.