Presidenti Ilir Meta dekreton ligjin e amnistisë, përfitojnë gratë e dënuara

388
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e gjashtë ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Mes ligjeve të dekretuar është edhe ai i amnistisë, ku shumica e përfituesve janë femra.

Konkretisht ligjet e dekretuara janë:

  1. Ligji nr. 5/2020 ‘Për dhënie amnistie’;
  2. Ligji nr. 6/2020 ‘Për pranimin e instrumentit të amendamentit të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986’;
  3. Ligji nr. 7/2020 ‘Për ratifikimin e konventës së Minamatës ‘Për mërkurin’;
  4. Ligji nr. 8/2020 ‘Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Shqipërisë dhe të qendrave kulturore dhe informative në Republikën e Maqedonisë së Veriut’;
  5. Ligji nr. 9/2020 ‘Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aneksin VI të konventës ndërkombëtare detare ‘Për parandalimin e ndotjeve nga anijet, 1973’, të ndryshuar me protokollin e vitit 1978 (MARPOL 73/78)’;
  6. Ligji nr. 10/2020 ‘Për ratifikimin e protokollit të gjashtë shtesë të Marrëveshjes për Forcën Shumëkombëshe të Paqes në Europën Juglindore’.