Deputeti Kujtim Gjuzi është ndalur në nisje të seancës në Kuvend te vrásja e të riut Klodian Hajderaj nga ana e punonjësit të Policisë së Shtetit Nevaldo Hajderaj, që sipas tij në momentin kur ka kryer aktin ka qenë nën efektin e drògës.
Gjuzi tha se kryeministri Edi Rama ka tentuar që të blejë familjen e të ndjerit me para, por ata kanë treguar krenari, dhe kanë qendruar të palëkundur në pozicionin e tyre për të kërkuar drejtësi.
“Të lutem zoti sekretar i PS, mos të futemi në konflikt bashkë Taulant, jam dhëndër në Shkodër unë, e di ti, kaq, besoj se të mjafton kaq sa po të them, mos të nxjerr ndonjë emër që ke lidhje atje. Ju keni një juntë ushtarake, me 13 gjeneralë, nuk mund ta lejoj unë kryeministrin që të bëjë presion dhe të shkojë në shtëpinë e familjes Rasha dy herë brenda 72 orëve. E gjithë skuadra e punonjësve të Policisë ka qenë e dròguar atë natë kur ka ndodhur ngjarja“, u shpreh Gjuzi në Kuvend.