Rama: Nesër për 1 Maj, nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme

522
Sigal

Kryeministri Edi Rama, nisur nga paqartësia e shumë qytetarëve, ka sqaruar rregullat për ditën e nesërme, më 1 maj, që përkon me Ditën e Punëtorëve. Nesër sipas njoftimit të kreut të qeverisë nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme. Rregullat do të vijojnë të jenë si çdo ditë tjetër, me orare të përcaktuara dhe leje për dalje. Ndërsa do të ketë disa lajme të reja, në lidhje me zgjerimin e Zonave të Gjelbërta, të cilat do të njoftohen nga Ministria e Shëndetësisë, në orët në vijim.

“NË PËRGJIGJE TË SHUMË PYETJEVE PËR DITËN E NESËRME, 1 MAJ:

Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave?

Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta”, njofton Rama.