Universitetet të dorëzojnë planet e masave deri më 15 maj

333
Sigal

Deri më 15 maj universitetet duhet të dorëzojnë planet e detajuara për kthimin e studentëve në godina. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një komunikim për mediat tha: ”Duhen dorëzuar planet e detajuara për organizimin e provimeve dhe rregulloren e higjienizimit. Këtu përfshihet numri i saktë i studentëve, fashat e frekuentimit dhe metrat katrorë për sigurimin e distancimit social”. Shahini shtoi gjithashtu se pavarësisht vështirësive të lindura nga kriza shëndetësore e Covid-19, Pakti për Universitetin nuk do të preket. ”Kemi vendosur të mos ndryshojmë asgjë nga përfitimet tuaja nga pakti për Universitetin. Po bëjmë sakrificë të madhe për të ruajtur këto benefite që i keni fituar me sakrificën tuaj”.