Rama i përgjigjet Berishës: S’kam punë me kacafytjen e dy kufomave politike

194
Sigal

Edi Rama e mënjanoi sërish veten nga përplasja e brendshme e Partisë Demokratike.

“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”, shkroi ai.

Reagimi i Kryeministrit pasoi akuzën e Sali Berishës se Lulzim Basha po mbrohej nga policia e shtetit, forcat speciale të saj.

Ai drejtoi gishtin drejtpërdrejt nga Edi Rama, të cilin e quajti pengmarrës të Lulzim Bashës.