Demokratët e Berishës nuk harrojnë as Yuri Kim, mesazhi që lanë në fletën e votimit (FOTO)

254
Sigal

Duket se demokratët që mbajnë anën e Sali Berishës, e kanë përdorur fletën e referendumit për shkarkimin e Bashës për të lënë edhe ndonjë mesazh.

Në një fletë votimi të publikuar më herët, një votues kapej me Lulzim Bashën, ku i shkruante “Lul 30% boll hëngre në kurriz të demokratëve!”.

Si duket një tjetër e ka shfrytëzuar referendumin për t’i dërguar një mesazh ambasadores së SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim.

“O Yuri Kim në shtëpinë time komandoj unë!,” shkruan ai.

Kjo vjen si një shenjë hakmarrje përballë faktit që Kim mbështet Bashën dhe se Berisha është shpallur non-grata nga SHBA.

Demokratët e Berishës nuk harrojnë as Yuri Kim, mesazhi që