Rama e Leli përplasen për nënkryetarin e ri të bashkisë Vlorë!

1314

Rikthehen përplasjet midis kryetarit
të bashkisë së Vlorës Dritan Leli dhe Kryeministrit Edi Rama.


Ndërsa në përplasjet e mëparshme, shkak ka qenë pakënaqësia që ka Rama për
punën e dobët e kryetarit të bashkisë Leli, duket se këtë herë shkak është
preferencë e Ramës për emërimin e një prej nënkryetarëve të rinj të bashkisë së
Vlorës. Burime të besueshme nga bashkia e Vlorës kanë thënë, se Rama i ka
kërkuar Lelit, të emërojë nënkryetar të bashkisë një kandidaturën e vet, të
cilin e ka njohur gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Vlorë, por ka ndeshur në
refuzimin e kryetarit të bashkisë. Burimet shtojnë, se refuzimi i Lelit për
kandidaturën e Ramës lidhet me faktin, se emri i propozuar prej Ramës ka një të
shkuar të dyshimtë dhe se nuk ka arsimin përkatës. Mësohet se kryetari i
bashkisë është i vendosur, për të mos e pranuar kandidaturën e Ramës, ndërkohë
që nuk dihet, se cili do të jetë reagimi i kryeministrit Rama pas refuzimit nga
ana e Lelit. Leli përzë nga zyra të dërguarin e Ramës! Thellohet konflikti
midis kryetarit të bashkisë së Vlorës Drirtan Leli dhe Kryeministrit të vendit
Edi Rama. Edhe pse i ka thënë fillimisht “po” propozimit të Ramës për emrin e
ri të nënkryetarit të ri të bashkisë, duket se Leli ka kthyer mendje për fjalën
e dhënë kryeministrit. Burime nga bashkia e Vlorës bëjnë të ditur në lidhje me
incidentin që ka ndodhur ditën e martë në zyrën e kryetarit të bashkisë, kur ky
i fundit ka nxjerrë jashtë nga zyra e tij njeriun që i është propozuar nga Rama
për postin e nënkryetarit të bashkisë, në vend të nënkryetarit aktual Ardian
Musta. Burimet e informacionit nuk kanë saktësuar emrin e personit, por kanë
thënë, se ai është skeduar si një njeri me një të kaluar të errët dhe pa arsimin
përkatës në detyrën për të cilën është propozuar nga Rama. Kjo është hera e
parë që kryetari i bashkisë së Vlorës refuzon hapur një propozim të
kryeministrit Rama, ndërkohë që Leli njihet në Vlorë si një nga mbështetësit e
ish deputetit Kokëdhima së bashku me Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Sadrit
Danaj dhe Prefekten e Qarkut, Etjona Hoxha.

Sigal