Kryebashkiaku Vangjush Dako dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vizitë në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Durrës

563

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush
Dako dhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishin në Qendrën e Zhvillimit
Rezidencial në qytetin e Durrësit nga ku përcollën urimet e tyre me rastin e
festive të fundvitit për të gjithë fëmijët me aftësi ndryshe. Ata u njohën me
disa prej punimeve të bëra nga fëmijët e kësaj Qendre ndërsa ndoqën edhe
aktivitetin e organizuar prej tyre me rastin e festave të fundvitit. Në
prononcimin për mediat, Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha, se
ky është viti i 10-të që institucioni që ai drejton viziton këtë Qendër çdo
prag festash teksa siguroi, se Bashkia që ai drejton e ka prioritet ndihmën dhe
mbështetjen për të gjithë njerëzit në nevojë: “Dua t’i uroj gëzuar festat, gëzuar Vitin e Ri të gjithë njerëzve në
nevojë. 10 vjet rresht që vijmë në këtë qendër, gëzojmë me këta fëmijë dhe nga
dita në ditë, nga viti në vit shikojmë ndryshime të mëdha të Qendrës, gjithmonë
për të rritur shërbimin ndaj fëmijëve, por nga ana tjetër shikojmë edhe një
përkujdesje dhe një mbështetje shumë të madhe edhe të biznesit i cili nga viti
në vit dhe ai ka ardhur duke dhënë ndihma në mënyrë vullnetare më shumë për
këtë Qendër dhe kështu shpresojmë që të vazhdojmë edhe në vitet e ardhshme.
Bashkia e Durrësit e ka prioritet ndihmën dhe mbështetjen për të gjithë
njerëzit në nevojë dhe ne do ta vazhdojmë këtë mbështetje edhe në vitin e
ardhshëm ku në buxhetin që do të miratojmë këto ditë kemi parashikuar një fond
të posaçëm i cili është në shifrat më të mëdha se asnjëherë tjetër në Bashkinë
e Durrësit. Unë edhe njëherë ju uroj gëzuar dhe do të japim gjithë mbështetjen
tonë për njerëzit në nevojë.”
Nga ana e tij, ministri Ilir Beqaj tha se kjo
është një tjetër dëshmi e vëmendjes, që qeveria ka për këto institucione,
ndërsa shprehu falënderimet për punonjësit e Qendrës, por edhe të gjithë atyre
që kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtyre Qendrave:“Festat duan edhe dashuri!

 

Sigal