Reporteri David Lega korrigjon fallsifikimin e deklaratës së Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian

265
Sigal

Në hyrje të raporitit për Shqipërinë të votuar dje me konsensus të gjerë në Komisionin e Jashtëm shënohej se : “mbështesim thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare pa vonesë në vijim të përmbushjes së plotë të kushteve të caktuara nga Këshilli Eurpian (Supports the convening of the first intergovernmental conference without further delay, following the complete fulfilment of conditions set by the European Council). Por në njoftimin e shtypit të komisionin pasazhi me kushtet çuditërisht ishte hequr duke dhënë një përshtypje të pavërtetë mbi raportin konsensual.

Raporteri për Shqipërinë David Lega kërkoi korrigjimin e njoftimit zyrtar të Parlamentit Europian, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave.
Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.
“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian” Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time.” Lega
Parlmenti Europian e korrigjon dhe e plotëson njoftimin e shtypit mbas ndërhyrjes së eurodeputetit Lega, raporter për Shqipërinë.

Versioni i ri shënon „mbështesim thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare pa vonesë në vijim të përmbushjes së plotë të kushteve të caktuara nga Këshilli Europian“

„support the convening of the first intergovernmental conference without further delay, following the complete fulfilment of conditions set by the European Council“

Tre orë më parë Lega protestoi kundër një „ gabimi „ në njoftim shtypi ku ishin hequr referencat per 15 e kushtet caktuaraa nga BE për Shqiperinë.

„Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time.” postoi Lega ne Twitter.