Petrit Vasili reagon pas shkarkimit të Presidentit Meta: Keqardhje që një pjesë të pupacëve njëpërdorimsh nuk do t’i shohim më

158
Sigal

Pas votimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me 104 vota pro, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është shprehur se “pupacët nuk e zhgënjen dhe i hodhën hapat sipas tagjisë së Edi Ramës.

Vasili tha se ndjen keqardhje që një pjesë të madhe të pupacëve një ëprdorimsh nuk do t’i shohin më.

“Pupacët gjithsesi nuk na zhgënjyen, i hodhën votat sipas tagjisë së Edi Ramës.

Keqardhje e madhe, që një pjesë të madhe të pupacëve një përdorimsh nuk do ti shohim më.

Pupacët i morën peshqeshet e beharit dhe janë bajagi të kënaqur, ndërsa shqiptarët do vazhdojnë të marrin ushqime me fletoret e sevapit.

Pupacët i mbushën nja tre orë TV-të dhe ja hoqën pak orë hallin Edi Ramës, po nesër që pupacët s’janë më dhe ditë e muaj të gjatë e presin…. ai do ta ketë pisk vërtet!”, shprehet Vasili.