Tërmeti 8.1 ballë goditi Zelandën e Re, dalin filmimet e dallgëve gjigande që tmerruan banorët (VIDEO)

163
Sigal

Agjencia për situata emergjente në Zelandën e Re, ka tërhequr paralajmërimin për një cunami të mundshëm pas një serie tërmetesh të fuqishme që goditën këtë vend, ku qytetarët u njoftuan se mund të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Thuhet se nuk ekziston kurrfarë rreziku nëpër plazhe, por 24 orët e ardhshme do të ketë rryma të fuqishme, e banorët janë këshilluar që të jenë më të kujdesshëm.

Kujtojmë që evakuimi i banorëve që jetojnë afër plazheve në Zelandën e Re ishte urdhëruar mbrëmë, pasi banorët kishin parë dallgët e larta të ngjashme me ato të një cunami që shkaktohet pas tërmeteve.

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 8.1 ballë goditi vendin, duke nxitur kështu autoritetet të fillojnë evakuimin e banorëve në zonat e rrezikuara.