Kuçi: Banorët e Durrësit janë braktisur nga qeveria dhe bashkia e betonit, ndërkohë sekti i korrupsionit vazhdon të zhvasë familjet

227
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se janë me mijëra banorë të Durrësit që po kalojnë dimrin e dytë në çadra, në kushte të vështira jetese dhe ekonomike, dhe nga ana tjetër, qeveria e propagandës vazhdon të mos ofrojë zgjidhje për banesat e dëmtuara.

Deklarata vjen nga kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi, e cila shprehet se banorët e Durrësit janë braktisur nga qeveria dhe bashkia e betonit, ndërkohë sekti i korrupsionit vazhdon të zhvasë familjet e thjeshta me PPP-të prej miliarda eurosh.

“Shtyhet edhe me 1 vit e gjysmë afati i rindërtimit të banesave të reja?

Përse vazhdoni të talleni me familjet e thjeshta të Durrësit!

Mjaft me gënjeshtrat e sektit korruptiv të “Rilindjes.”

Me mijëra banorë të Durrësit po kalojnë dimrin e dytë në çadra, në kushte të vështira jetese dhe ekonomike, dhe qeveria e propagandës vazhdon të mos ofrojë zgjidhje për banesat e dëmtuara.

Kryeministri në ikje dhe Ministri i “Rindërtimit”, që do i bashkohet largimit të tij, Arben Ahmetaj vazhdojnë me propagandën elektorale tê 3D duke deklaruar sot se duhet të kalojnë edhe dy dimra të tjerë derisa të jenë gati banesat për mbi dhjetë mijë familje që janë të pastreha pas tërmetit tronditës të vitit të kaluar.

As edhe 1% e banesave të dëmtuara nuk janë rindërtuar.

Banorët e Durrësit janë braktisur nga qeveria dhe bashkia e betonit ndërkohë sekti i korrupsionit vazhdon të zhvasë familjet e thjeshta me PPP-të prej miliarda eurosh.

Me 25 prill ky sekt korruptiv do largohet dhe Rindërtimi i vërtetë i Durrësit dhe i mbarë vendit do nisë ashtu siç duhet jo me propagandë 3D por në realitet”, shprehet në reagimin e saj, Kontjana Kuçi, kryetare e LSI Durrës.