Rama, “Drapër-çekani” dhe drejtësia që dua-(M)

301
Sigal

Engjëll Musai

Z. Rama tha sot se, drejtësia e re nuk ndërtohet me “drapër e çekanë” as me dënime partie, e as me urdhra partie, por me një veprim të thellë demokratik, me një vrapim maratone.

Dhe unë them, ke të drejtë Z. KM.  I ka kaluar koha drapërit e çekanit, tani drejtësia bëhet me prokurorë të drapërit dhe të çekanit, prokurorë si Ardian Dvorani, madje i dekoruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për punën e tij të dalluar në drejtësinë e “drapërit e të çekanit”, që prej viteve ’80. Dhe shefi i qeverisë së “Rilindjes” u bën thirrje shqiptarëve që të kenë durim, të mos demoralizohen nga pritja e gjatë e reformës në drejtësi dhe të mos “zhgënjehen nga zhgënjimi” i deritanishëm i ekipit nepotik të emëruar nga vetë Edi Rama. Por, Rama harroi të thotë se cilat kritere u zbatuan për emërimet e drejtuesve më të lartë në KLP, KLGJ dhe KED. Po për inspektorin e përgjithshëm të drejtësisë. Të gjithë këta janë krushqi, kunetër, vëllezër e motra me ministrat dhe ministreshat më të korruptuara të “Rilindjes”, që vodhën miliarda me “Rilindjen Urbane”, që mbyllën radarët për t’i lënë rrugë të lirë lundrimit të skafeve me hashash dhe drogë drejt Italisë. Kjo është çerdhja nepotike, që ndërtoi Edi Rama nëpërmjet votave të mazhorancës, personave me rekordet kriminale dhe opozitës së blerë, ku një pjesë e tyre sot janë kandidatë të “Rilindjes”, në listat e deputetëve të 25 prillit.

Ndaj, Kryerilindasi Rama ka për detyrë dhe mision t’u japi përgjigje ndërkombëtarve, DASH dhe BE-së për 15 pikat si kusht për integrimin e vendit. Ndaj Ardian Dvoranit do t’i shkonte më përshtat dekorata me “drapër dhe çekan”, pasi në këtë mënyrë Rama do të ishte më i sinqertë me publikun dhe shpirti i të dënuarve dhe pushkatuerve do prehej i qetë, se do e kuptonte që prokurorët e djeshëm të komunizmit dhe xhelatët e diktaturës qëndrojnë, si kurorë mbi varret e tyre.